10 Qershor 2025, 11:49
Nga DOSJA
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha teksa po iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve tha sot se shenjtëria e gruas nuk mund të përdoret për të mbuluar krimet. Duke iu referuar gjyqtares Irena Gjoka, Berisha tha se të dalësh dhe të thuash se nuk është dënuar ndonjëherë, në një kohë kur ekziston me vulë apostile dokumenti i dënimit, do të thotë se ka fshehur një krim.
"Së pari, sipas kësaj logjike, në qoftë se një grua tradhton, ajo nuk quhet tradhtare. Në qoftë se një grua vjedh, ajo nuk quhet hajdute. Në qoftë se një grua kryen krim, ajo nuk është kriminele. Çfarë mendon ti, se shenjtëria e gruas mund të përdoret për të mbuluar krimet? Përkundrazi, qenia grua përbën një standard moral më të lartë për të qëndruar më larg krimit.
Dhe ato të cilat turpërojnë gruan, turpërojnë gruan dhe njeriun. Sepse të dalësh dhe të thuash se nuk jam dënuar ndonjëherë, në një kohë kur ekziston me vulë apostile dokumenti i dënimit, ke fshehur një krim. Të gënjesh në shtet që nuk jam dënuar, ke kryer një krim. Të parat që duhet të distancohet nga ky soj grash, që të mos mbiftë në shtet, jo më në shtëpi, duhet të jenë gratë. Gratë kanë pa diskutim standardet më të larta, nuk ka diskutim këtu dhe e meritojnë, por kur tejkalojnë çdo lloj standardi, ato turpërojnë shumë keq gjininë e tyre në radhë të parë.", u shpreh Berisha.
Më tej ai u shpreh se çdo informacion që i vjen, e bën menjëherë publik. Berisha ngriti pyetjen pse Gjoka nuk e bëri padinë ndaj tij kur ishte gjykatësja e çështjes. Sipas tij kjo nuk ndodhi sepse ajo "donte të konsumonte veprën e saj kriminale tek dosja."
"Informacionet unë i nxjerr atëherë kur të vijnë. Ai informacion erdhi në gusht të atij viti dhe unë e bëra publik në gusht të atij viti.Kjo nuk është përgjegjësia ime, është përgjegjësia e atyre që më kanë dërguar informacionin se unë nuk kam pse ta mbaj.
Por mund të shtrosh pyetjen se pse gjykatësja nuk e bëri padinë në kohën kur ishte gjykatësja e çështjes.
Domethënë ajo kishte të gjithë urrejtjen për të bërë padinë, por nuk e bëri sepse donte të konsumonte veprën e saj kriminale tek dosja, akuzat false tek dosja. Se ajo po të kishte, do thoshte që ky zotëri po më intimidon, po më fyen. Nuk e hapi gojën se kishte misionin, por e bëri këtë pasi hoqi dosjen, ngriti padinë me urdhër të Edi Ramës dhe Altin Troplinit.", tha Berisha
Politike
10 Qershor 2025, 11:24
r.ll
sali berisha
TIRANË- Lideri i PD-së, Sali Berisha tha se gjyqtarja Irena Gjoka e cila sipas tij e ka CV-në plot me vepra të rënda ...
Politike
10 Qershor 2025, 11:11
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se Këshilli i Lartë Gjyqësor ka gënjyer kur ka dekl...
Politike
10 Qershor 2025, 11:07
r.ll
berisha
TIRANË-Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se arratisja e Xhevdet Troplinit, ishte e planifikuar. Ai tha se për këtë ar...
Politike
10 Qershor 2025, 10:55
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ishte ...
Politike
10 Qershor 2025, 10:06
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posa&cc...
Politike
10 Qershor 2025, 10:00
r.ll
kuvendi
TIRANË- Ceremonia e hapjes së Sesionit të XII-të Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashk&eum...
Politike
10 Qershor 2025, 09:56
M.B
Igli Hasani
TIRANA– Në kuadër të Presidencës të Shqipërisë të Procesit të Bashkëpunimit pë...
Politike
10 Qershor 2025, 09:37
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se qeveria po punon me bashkinë e Tiranës për lirimin e hapësirave që sip...
Politike
10 Qershor 2025, 09:14
r.ll
edi ram
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se Tirana ka disa kinema dhe ka teatër, ndërsa njoftoi se po ndërtohet edhe një gale...
Politike
10 Qershor 2025, 09:02
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se bashkëbisedimin në rubrikën "Sy m'Sy" do ta vijojë në ditët në...