Politike

Kallëzimi i Irena Gjokës, Berisha paraqitet në Prokurorinë e Posaçme: Ky është institucioni i bashkëpunimit me krimin

Berisha tha se ka qindra mijëra qytetarë të cilët në këtë institucion kanë zemërimin dhe problemet e mëdha.

10 Qershor 2025, 10:06 Nga r.ll
Kallëzimi i Irena Gjokës, Berisha paraqitet në Prokurorinë e
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Teksa Bërisha mbërriti në SPAK, dy qytetarë po protestonin jashtë godinës.

Kryedemokrati tha se nuk i njeh dosjet konkrete, ndërsa shtoi se SPAK është "institucioni i bashkëpunimit me krimin". Sipas tij ka qindra mijëra qytetarë të cilët në këtë institucion kanë zemërimin dhe problemet e mëdha.

"Nuk i njoh dosjet konkrete, por natyrisht si institucioni i bashkëpunimit me krimin, ka me qindra mijëra qytetarë, të cilët këtu kanë zemërimin e madh, kanë problemet e mëdha. Atëherë është Edi Rama vetë me Gjipenë. Bëhet fjalë për Gjipenë. Ua mori Gjipenë... Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo.", tha Berisha. 

Avokati i kret të PD-së, Genc Gjokutaj tha se Berisha është thirrur si person që ka dijeni për një kallëzim që gjyqtarja Irena Gjoka ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme. 

sali berisha

Sondazh

Poll