Politike

Rama: Po punojmë për ndërtimin e një muzeu për historinë e islamit në Shqipëri

Rama u shpreh se po punohet për rindërtimin e muzeut kombëtar, që sipas tij do të transformohet krejtësisht. 

10 Qershor 2025, 09:14 Nga r.ll
Rama: Po punojmë për ndërtimin e një muzeu për
edi ram

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se Tirana ka disa kinema dhe ka teatër, ndërsa njoftoi se po ndërtohet edhe një galeri kombëtare. Rama u shpreh se po punohet për rindërtimin e muzeut kombëtar, që sipas tij do të transformohet krejtësisht. 

Ai shtoi se me bashkinë e Tiranës po punohet për të ndërtuar një muze të ri në kryeqytet për etnografinë dhe artin e periudhës islamike. Më tej u shpreh se janë në diskutime për të marrë një muze të madh europian në Tiranë.

Rama: Tirana ka kinema, jo një por disa. Informohu dhe shko shiko filma në kinema, nëse ke dëshirë. Tirana ka teatër, informohu dhe ke shfaqje teatrale që mund t’i ndjekësh, ndërkohë që po ndërtohet dhe teatri i ri kombëtar, aty ku ishte karakatina e vjetër e teatrit pseudokombëtar. Tirana ka muze dhe ndërkohë jemi duke ndërtuar galeri kombëtare, duke bërë shtesën e domosdoshme për galerinë kombëtare që do jetë e transformuar.

Jemi duke rindërtuar muzeun kombëtar që do jetë i transformuar. Po punojmë me Bashkinë e Tiranës për një muze tjetër, etnografinë dhe artin e periudhës islamike. Jemi duke punuar për muzeun Besa po në Tiranë. Më duket se Tirana ka edhe muze dhe do ketë edhe me shumë muze. Jemi në diskutime për të marrë një muze të madh europian në Tiranë. Është e vërtetë që nuk ka cirk, ka një cirk që ka nevojë të rikonceptohet. 

edi rama

Sondazh

Poll