Politike

"Çdo vit më e vështirë të bësh plazh në Shqipëri", Rama i përgjigjet komentuesit: E vërteta është e kundërta, po krijojmë më shumë hapësira për të gjithë

Rama shtoi se do të nisë zbatimi i një plani ambicioz, ku në gjithë vijën bregdetare do të ketë hapësira për të bërë plazh.

10 Qershor 2025, 08:54 Nga r.ll
"Çdo vit më e vështirë të bësh plazh
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në "Sy m'Sy" një komentuesi që shprehej se çdo vit e më shumë është e vështirë të bësh plazh në Shqipëri.

Rama u shpreh se kjo nuk qëndron, përkundrazi sipas tij, e kundërta e kësaj që thotë qytetari është e vërtetë. Ai tha se çdo vit e më shumë po krijohen hapësira për të gjithë. Ndërkohë shtoi se do të nisë zbatimi i një plani ambicioz, ku në gjithë vijën bregdetare do të ketë hapësira për të bërë plazh.

Rama: Jo në fakt, çdo vit kemi ardhur duke vënë më shumë disiplinë dhe duke krijuar më shumë hapësirë për të gjithë. Plazhet duhet të ofrojnë mundësi për ata që duhet të jenë të lirë dhe të pacënuar për të marrë kënaqësinë e tyre. Plani që do fillojë të zbatohet që nga ky vit është tejet ambicioz, jemi duke e ndjekur, sapo ka filluar. Do kesh në gjithë vijën bregdetare hapësira për të bërë plazh, pa i kërkuar askujt asgjë. 

edi rama

Sondazh

Poll