Politike

"E marrin lehtë këtë popull!" Rama ironizon opozitën: Shikoni në ç’derexhe janë katandisur!

Rama nuk la pa ironizuar opozitën dhe Berishën, duke thënë komentuesve 'shikoni në ç’derexhe janë katandisur' pasi sipas tij marrin lehtë popullin.

10 Qershor 2025, 09:00 Nga M.B
"E marrin lehtë këtë popull!" Rama ironizon
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në komunikimin live në rrjetet sociale me rubrikën "Sy m'sy". Rama nuk la pa ironizuar opozitën dhe Berishën, duke thënë komentuesve 'shikoni në ç’derexhe janë katandisur' pasi sipas tij marrin lehtë popullin. Ai ritheksoi se populli ia dha atij besimin për mandatin e katërt.

"Është arsyeja më bindëse dhe më kuptimplotë e krenarisë që populli shqiptar me kupton më mirë dhe më shumë se ç’mund të pretendoja. Duke më dhënë një mijë e një arsye ti qëndroj besnik edhe të bëj të pamundurën për të bërë sa më shumë për këtë vend dhe njerëzit e këtij vendi falë besimit dhe pushtetit që buron nga ky popull që u a kam thënë atyre që e marrin lehtë dhe miqve në rrjete sociale, që është një popull që të jep ujë në bisht të lugës. Ju mund të ndiqni të tjerët gjatë këtyre ditëve se në ç’derexheje janë katandisur për të kuptuar se ç’ndodh kur e merr lehtë këtë popull", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll