Politike

"Po rriten investimet e huaja në vend", Rama: Do shtrijmë aktivitetin sportiv në shkolla, do shtojmë displina të tjera

Lidhur me investimet e huaja, Rama u shpreh se janë aktualisht në bisedimë më një sërë entitetesh ndërkombëtare në fushën e zhvillimit ekonomik, turizmit dhe Inteligjencës Artificiale.

10 Qershor 2025, 08:39 Nga r.ll
"Po rriten investimet e huaja në vend", Rama: Do shtrijmë
rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale se në Shqipëri po rriten investimet e huaja.  Rama u shpreh se janë aktualisht në bisedimë më një sërë entitetesh ndërkombëtare në fushën e zhvillimit ekonomik, turizmit dhe Inteligjencës Artificiale.

Më tej, kreu i qeverisë foli lidhur me sportin në shkolla sipas tij, një fushë shumë e rëndësishme sipas tij në jetën e vendit. Ai u shpreh se do të shtrihet aktiviteti sportiv në shkolla dhe do të shtohen edhe disiplina të reja. 

Rama: Po rrisim investimet e huaja në Shqipëri, jemi në diskutime me një sërë entitetesh ndërkombëtare edhe në fushen e zhvillimit ekonomik, turizmit, Inteligjencës Artificiale. Ndërkohë kalojmë të dicka më modeste në dukje, por shumë e përditshmë në jetën e vendit dhe për të rinjtë, sportin në shkolla. Do shtrijmë aktivitetin sportiv në shkolla do shtojmë displina të tjera. Do krijojmë hapësira të reja për talente në disiplina të reja.

Nga disiplina për sportin individual të mundjes, peshëngritjes deri tek shahut. Duke kaluar edhe përmes gjimnastikës, për të cilën do të hapim një kapitull të ri falë bashkëpunimit me një star, shqiptar një djalë i ri emigrant në republikën Çeke, i cili së bashku me një grup zotëron klubin më prestigjioz të gjimnastikës në Republikën Çeke, klubin SKH që është themeluar në 1984, ka një kompleks fantastik në qendër të Pragës. Sot ne do të kemi një diskutim më të thelluar për të sjellë këtë palestër prestigjioze, fillimisht në Tiranë dhe për ta përdorur dhe për ta shtrirë sportin në shkollë në një disiplinë sfiduese, siç është gjimnastika.

edi rama ne sy msy

Sondazh

Poll