Bota

Ambulancat me urgjencë tek banesat e rrënuara, njerëzit me vrap dalin në rrugë, ulërasin nga frika e tërmetit: Allahu na

24 Janar 2020, 18:50 Nga DOSJA
Ambulancat me urgjencë tek banesat e rrënuara, njerëzit me vrap

TURQI– Një tërmet i fortë me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter ka lëkundur Turqinë pasditen e sotme. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qënë në një zonë pranë Ankarasë, ndërkohë që dyshohen edhe për viktima. 

Qytetarët turk kanë “vërshuar” në Twitter ku edhe kanë publikuar pamje nga pasojat që ka lënë pas tërmeti, ku nuk mungojnë as shtëpitë e shembura, në të cilat ekziston mundësia që të kenë zënë persona brenda. 

“Allahu na ndihmoftë! Shpresoj mos të ketë jetë të humbura. Zot mbroje kombin tonë. Faleminderit zjarrfikësve që po punojnë me urgjencë nën rrënoja,”-shkruan një qytetar në Tëitter, ndërkohë që sjell edhe pamjet e para nga vendi.

Ndërkohë në sfond dëgjohen të qarat e njerëzve të frikëshuar që kanë dalë menjëherë në rrugë dhe sirenat e ambulancave që kanë rrethuar rrënojat. 

Mbrëmjen e sotme një tërmet ka lëkundur Turqinë. Sipas mediave vendase, lëkundjet kanë pasur magnitudën 6.8 të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qënë në provincën Elazig që ndodhet në lindje të vendit. Mësohet se tërmeti u ndje në Izrael, Siri dhe Irak. Deri më tani raportohet për 4 persona të vdekur.

(k.m/dosja/al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota termet ne turqi turqi termet ne turqi turqi

Sondazh

Poll

Bota 24 Janar 2020, 12:22

Bota në një zë: Të mos harrohet Holokausti

Shtatë shtatore të derdhura në bronz. Fytyrat e tyre shprehin guxim dhe dëshpërim. Skulptura të kujton heronjtë e kryengritjes së hebrejve kundër pushtuesve gje...