Bota

Virusi në Kinë/ Nis ndërtimi i spitalit me 1000 shtretër për të trajtuar të prekurit nga koronavirusi

24 Janar 2020, 13:06 Nga DOSJA
Virusi në Kinë/ Nis ndërtimi i spitalit me 1000 shtretër

KINË– Të paktën 26 persona kanë humbur jetën në Kinë për shkak të ‘Koronavirusit”, ndërsa mbi 600 të tjerë raportohet të jenë të prekur nga virusi vdekjeprurës.

Kina tashmë për shkak të kësaj situate të krijuar në vend ka marrë masa strikte dhe po izolon çdo qytetet ku numri i të prekurve dhe viktimave të virusit rritet nga dita në ditë.

Ndërkohë, duke qenë se as spitalet  ekzistuese nuk kanë  kapacitetet e mjaftueshme për të akomoduar të gjithë pacientët  e prekur nga virusi.

Sipas mediave të huaja Kina tashmë ka nisur të ndërtojë në qytetin e Vuhanit një spital me 1 mijë shtretër brenda 6 ditëve, në mënyrë që trajtojnë të gjithë njerëzit e prekur nga ky virus.

Nga fotot e publikura duket qartë sesi dhjetëra makineri ndërtimi, 35 eskavatorë dhe 10 buldozerë, po punojnë me shpejtësi për  të ndërtuar sa më parë spitalin.

Është mësuar se ky virus po përhapet edhe në vende të tjera jashtë Kinës, në  Singapor, Vietnam dhe në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Virusi vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën 26 personave brenda katër ditëve, ndërsa mbi 616 të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur. Sipas ekspertëve është mësuar se ky  virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksionin mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuar për kinezët.  Autoritetet kanë marrë masa duke bllokuar qytetet e prekura më shumë, në mënyrë që të shmangin përhapjen e Koronavirusit. Qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa transporti publik në Whan është mbyllur.

 Burimi: economictimes

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë nis ndertimi i spitalit me 1000 shteter virusi ne kine koronavirusi në kinë nis ndertimi i spitalit me 1000 shteter virusi ne kine

Sondazh

Poll

Bota 24 Janar 2020, 12:22

Bota në një zë: Të mos harrohet Holokausti

Shtatë shtatore të derdhura në bronz. Fytyrat e tyre shprehin guxim dhe dëshpërim. Skulptura të kujton heronjtë e kryengritjes së hebrejve kundër pushtuesve gje...