Bota

‘Tërhiqni fushatën për mosnjohjen e Kosovës’/ Presidenti Aleksandër Vuçiç ‘përplaset’ me Granell: Kemi h

24 Janar 2020, 17:53 Nga DOSJA
‘Tërhiqni fushatën për mosnjohjen e Kosovës’/

BEOGRAD- I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës Richard Granell ka qenë sot në Beograd për të vizituar kreun e shtetit Aleksandër Vuçiç. 

Në një deklaratë për shtyp, Granell ka thënë që rivalët ballkanikë duhet të heqin pengesat që kanë bllokuar negociatat për më shumë se një vit.

“Kosova duhet të heqë taksën 100% të tregtisë për mallrat serbe, ndërsa Beogradi duhet të ndalojë fushatën e tijpër të bindur vendet që të tërheqin njohjen e pavarsisë së Kosovës”- tha  Richard Grenell.

Granell i cili përpara se të shkonte në Beograd ishte në Kosovë ka thënë se taksa duhet të hiqet me patjetër: “Tarifat duhet të bien, kjo është e papranueshme”.

Ai shtoi  se ShBA dëshiron që të dy palët të përqendrohen në rritjen e ekonomisë, në shtimin e vendeve të punës në mënyrë që kombet të kenë prosperitet.

“Ka kaq shumë biznese të jashtme që duan të bashkëpunojnë por ajo që duhet të bëni  është që të ndaloni fushtat në mënyrë që investitorët të mos tërhiqen prej konflikteve.”

Ndërsa në fjalën e tij në deklaratë,  Vuçiç tha se Serbia deri më tani ka humbur 435 milion euro për shkak të taksave që ka vendosur Kosova.

“Ne folëm për krijimin e një linje hekurudhore midis Beogradit dhe Prishtinës, është e pakuptimtë, të kesh një linjë hekurudhore dhe në të njëjtën kohë mos të kalojë asnjë që vendoset në ato trena.”

Ndërhyrja brutale e Serbisë kundër shqiptarëve etnikë që kërkojnë pavarësi në vitet 1998-99 bëri që NATO të ndërhynte për të ndaluar konfliktin. Marrëdhëniet kanë mbetur të tensionuara megjithë bisedimet e drejtuara nga BE.

Serbia nuk e pranon shpalljen e pavarësisë së Kosovës, megjithëse ajo është njohur nga rreth 100 vende, duke përfshirë ShBA-në dhe shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian.

Grenell u emërua nga Trump si i dërguari special për Kosovën dhe Serbinë në tetor. Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE që filluan në vitin 2011, nuk kanë vazhduar më qëkur Kosova vendosi taksën në vitin 2018 për mallrat Serbe.

(A.K.Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota aleksander vuci beograd prishtine richard grenell aleksander vuci beograd prishtine richard grenell

Sondazh

Poll

Bota 24 Janar 2020, 12:22

Bota në një zë: Të mos harrohet Holokausti

Shtatë shtatore të derdhura në bronz. Fytyrat e tyre shprehin guxim dhe dëshpërim. Skulptura të kujton heronjtë e kryengritjes së hebrejve kundër pushtuesve gje...