Bota

Vuçiç paralajmëron marrëveshje për linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd, pas linjës ajrore

24 Janar 2020, 12:45 Nga DOSJA
Vuçiç paralajmëron marrëveshje për linjën

SERBI– Pas takimit me të dërguarin presidencial të Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin, Richard Grenell, Vuçiq tha se marrëveshja do të jetë e ngjashme me atë të linjës ajrore, Prishtinë-Beograd, e cila u arrit në fillim të kësaj jave me ndërmjetësimin e diplomatëve amerikanë.

“Bisedova për lidhjen e mëtejshme infrastrukturore midis Prishtinës dhe Beogradit. Kemi biseduar edhe për vendosjen e linjes hekurudhore mes Prishtinës dhe Beogradit. Lidhur me këtë, deklarova që është e rëndësisë së madhe që taksa të hiqet sepse do të ishte e pakuptimtë të kemi qarkullim hekurudhor pa mallra”, tha Vuçiq.

Ambasadori Grenell po e viziton Beogradin pas qëndrimit të Prishtinë ku kërkoi nga autoritetet e Kosovës të heqin taksën ndaj mallrave serbe ndërkaq nga Beogradi të mos vazhdojë fushatën kundër njohjeve të Kosovës.

Të njëjtën kërkesë ai e përsëriti edhe në Beograd, derisa ftoi të dyja palët të fokusohen në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Unë jam këtu për të shtyrë të dy palët për bashkëpunim ekonomik, po ua lë politikën juve”, tha Grenell.

Bisedimet për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë ndërprerë në fund të vitit 2018, pasi Qeveria e Kosovës vendosi taksë ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Ambasadori Grenell tha më 23 janar në Beograd se Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë mundësinë e arritjes së marrëveshjes.

“Po ndjej një energji të mirë nga të dy anët (Kosovë e Serbi), por presidenti Donald Trump nuk do të me lejojë të punojë gjatë në këtë çështje nëse nuk ka ndonjë përparim”, ka thënë mes tjerash Grenell.

Marrë nga evropaelire.org

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic fluturimet beograd-prishtinë linja ajrore kosove serbi linja hekurudhore prishtinë-beograd richard grenell aleksander vucic fluturimet beograd-prishtinë linja ajrore kosove serbi linja hekurudhore prishtinë-beograd richard grenell

Sondazh

Poll

Bota 24 Janar 2020, 12:22

Bota në një zë: Të mos harrohet Holokausti

Shtatë shtatore të derdhura në bronz. Fytyrat e tyre shprehin guxim dhe dëshpërim. Skulptura të kujton heronjtë e kryengritjes së hebrejve kundër pushtuesve gje...