Bota

Sëmuret papritur mbretëresha Elizabeth, anulon takimin e rëndësishëm

24 Janar 2020, 11:51 Nga DOSJA
Sëmuret papritur mbretëresha Elizabeth, anulon takimin e

MBRETËRI E BASHKUAR– Madhëria e saj, mbretëresha Elizabeth si rrallëherë, ka anuluar të gjitha takimet e saj, për shkak të një ftohjeje që po kalon.

Mbretëresha u tërhoq nga vizita e saj vjetore në degën e Institutit të Grave në Norfolk sot sepse ajo ‘nuk po ndjehej mirë.’

Madhështia e saj nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në takimin, të cilin ajo shkon çdo vit në sallën e fshatit West NeWton, si pjesë e qëndrimit të saj dimëror në Sandringham.

Ajo u tërhoq nga ngjarja rreth 30 minuta para se të fillonte këtë pasdite. Një zëdhënës i Pallatit Buckingham tha për MailOnline se Mbretëresha ‘ka një ftohje të lehtë’, ndërsa një zë i brendshëm shtoi se nuk ishte ‘shkak për alarm’.

Javët e fundit kanë nuk kanë qenë aspak të mira për Familjen Mbretërore. Largimi i Princ Harryt dhe Meghan Markle nga Pallati Mbretëror kanë sjellë mjaft problematika, dhe në fillim nuk u prit mirë nga anëtarët e saj.

Burimi: DailyMail

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota mbreteresha elizabeth mbretëri e bashkuar sëmuret mbretëresha mbreteresha elizabeth mbretëri e bashkuar sëmuret mbretëresha

Sondazh

Poll