Sport

Van Gaal, i ashpër me Man.United: "Është një klub komercial, jo një klub futbolli"....

“E kam thënë këtë edhe më parë, është gjithmonë e vështirë, kur nuk është trajneri ai që vendos se cili lojtar duhet të vijë, është shumë e vështirë”.

9 Qershor 2025, 09:30 Nga DOSJA

 Van Gaal, i ashpër me Man.United: "Është një klub

ANGLI - Ish-trajneri i Manchester United, Louis van Gaal, ka qenë i zëshëm në kritikat e tij ndaj menaxhimit aktual të “Djajve të Kuq”, duke thënë se nuk i sheh më ata si një "klub futbolli" më vete.

Holandezi, i cili kaloi dy sezone në Old Trafford, duke fituar një Kupë FA, beson se klubi i Manchesterit është distancuar gjithnjë e më shumë nga identiteti i tij origjinal.

Sipas Van Gaal, United është tepër i fokusuar në suksesin komercial, një përparësi që ka kompromentuar ambiciet e tyre sportive dhe ka çuar në faktin që klubi nuk është më konkurrues për titullin.

Për t'i hedhur benzinë ​​zjarrit, ish-trajneri sugjeroi që për t'u rikthyer në krye, pronarët duhet të ndjekin shembullin e "rivalëve të përbetuar" Liverpoolit. "Ata nuk janë ende një klub komercial", tha ai për Sky Sports.

"Ata janë një klub futbolli. E kam thënë këtë më parë, dhe është gjithmonë e vështirë. Kur nuk është trajneri ai që vendos se cili lojtar duhet të vijë, është shumë e vështirë.

Pastaj mund ta shkarkosh trajnerin, pse ai nuk merr rezultate. Kur njerëz të tjerë blejnë lojtarët, atëherë ke një problem. Duhet të kesh njohuritë dhe orientimin e trajnerit, sepse ai duhet t'i stërvitë ata."

Holandezi më pas përmendi Liverpoolin si një model të virtytshëm, ku zëri i trajnerit ka një peshë vendimtare në vendimet e tregut: "Te Liverpooli, Arne Slot është njeriu që i thotë drejtorit të tij teknik: 'Duhet ta blesh këtë lojtar. Ki kujdes me këtë'."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll