Sport

Pas më tepër se 5 orësh, Alcaraz arrin të mundë Sinner në finalen e Roland Garros!

Në një finale epike në Roland Garros, spanjolli përmbysi Jannik Sinner pas një beteje prej më shumë se pesë orësh, duke e mbyllur sfidën në pesë sete dramatike: 4-6, 6-7, 6-4, 7-6, 7-6.

9 Qershor 2025, 00:29 Nga DOSJA
Pas më tepër se 5 orësh, Alcaraz arrin të mundë Sinner

FRANCE - Carlos Alcaraz ka shkruar një tjetër faqe të lavdishme në historinë e tenisit botëror. Në një finale epike në Roland Garros, spanjolli përmbysi Jannik Sinner pas një beteje prej më shumë se pesë orësh, duke e mbyllur sfidën në pesë sete dramatike: 4-6, 6-7, 6-4, 7-6, 7-6.

I ndodhur në disavantazh prej dy setesh, Alcaraz nuk u dorëzua. Me një reagim mbresëlënës dhe forcë mendore të jashtëzakonshme, ai fitoi setin e tretë me personalitet, shpëtoi tre set point në setin e katërt dhe arriti të çonte gjithçka në një set të pestë të zjarrtë, ku gjithçka u vendos në super tie-break.

Në fund, ishte Alcaraz që festoi titullin e tij të dytë radhazi në Paris dhe të pestin Grand Slam në karrierë, duke përforcuar statusin e tij si një prej kampionëve më të mëdhenj të brezit të ri. Sinner, pavarësisht paraqitjes fantastike në dy setet e para dhe dominimit në fazat fillestare, nuk ia doli të mbyllte llogaritë, i ndalur nga zemra e madhe e spanjollit.

Finalja në “Chatrier” ishte një spektakël i vërtetë sportiv, me emocione të shumta, lojë të bukur dhe momente të paharrueshme, një ndeshje që do të kujtohet gjatë në historinë e Roland Garros.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Qershor 2025, 17:00

Clement Lenglet, në rrugën e duhur…

SPANJE - Clement Lenglet nuk iu bashkua shokëve të ekipit në stërvitje të dielën, pasi iu desh të largohej nga kamp...