Sport

Spalletti ndjehet “i tradhëtuar”… i emocionuar, ai largohet nga konferenca për shtyp

Trajneri i shkarkuar i kombëtares italiane e përfundoi fjalimin e tij në sallën e shtypit duke u ngritur në këmbë, dukshëm i mbingarkuar nga emocionet.

9 Qershor 2025, 07:30 Nga DOSJA

Spalletti ndjehet “i tradhëtuar”… i emocionuar, ai

ITALI - Luciano Spalletti nuk është më trajner i ekipit kombëtar italian të futbollit dhe gjatë konferencës për shtyp, në të cilën ai njoftoi shkarkimin e tij, pati momente emocionesh.

I fundit erdhi në përgjigje të pyetjes në lidhje me një “tradhëti” të supozuar nga dikush. Spalletti, kur u pyet "a u ndjetë i tradhëtuar?", fillimisht heshti, më pas tundi kokën dhe renditi emrat e drejtorëve të FIGC, përpara se të ndalonte, të ngrihej dhe me kokën ulur të largohej nga salla e shtypit në Coverciano dukshëm i prekur…

I pranishëm ishte edhe presidenti Gravina, i cili nuk foli dhe ndoqi Spallettin, ndërsa gazetarët e pranishëm u ngritën dhe e përshëndetën ish-trajnerin me duartrokitje…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll