Sport

Neymar Jr. nuk i ndahen “tërsllëqet”, tani rezulton i infektuar me Covid-19!...

Neymar Jr pasi iu nënshtrua testeve laboratorike, sipas një vlerësimi nga departamenti mjekësor i Santos FC, u konfirmua me një infeksion Covid-19”.

9 Qershor 2025, 08:00 Nga DOSJA

Neymar Jr. nuk i ndahen “tërsllëqet”, tani rezulton i

BRAZIL - Nuk ka qetësi për Neymarin. Pasi u largua nga Arabia Saudite për t’u rikthyer në shtëpi në Brazil, sulmuesi i Santosit po kalon një periudhë jashtëzakonisht të vështirë.

Vetëm 180 minuta të luajtura deri më tani për shkak të problemeve të ndryshme fizike, të cilat nuk e kanë lejuar atë të kthehet si protagonist. Kësaj i shtohet një problem tjetër, përkatësisht pozitiviteti ndaj Covid-19, siç është njoftuar nga vetë klubi.

“Pasi shfaqi simptoma të etheve të enjten, - thuhet në deklaratën e Santos, - Neymar Jr iu nënshtrua testeve laboratorike. Pas një vlerësimi nga departamenti mjekësor i Santos FC, u konfirmua një infeksion Covid-19”.

Klubi brazilian gjithashtu specifikon se: “lojtari është larg aktivitetit që nga e enjtja, kur filloi të shfaqte simptoma, dhe ende po pushon në shtëpi dhe po ndjek trajtimin simptomatik, siç është përcaktuar nga mjeku i tij”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll