Sport

Plas tek Polonia, trajneri ndryshon kapitenin, Lewandowski tërhiqet nga kombëtarja!

Përçarja midis sulmuesit, i cili luajti më shumë se 150 ndeshje për Poloninë, duke shënuar mbi 80 gola, dhe trajnerit erdhi menjëherë pas njoftimit zyrtar të Federatës për zgjedhjen e kapitenit të ri.

9 Qershor 2025, 00:35 Nga DOSJA
Plas tek Polonia, trajneri ndryshon kapitenin, Lewandowski tërhiqet nga

POLONI - Përçarje e papritur në përfaqësuesen e Polonisë së futbollit. Robert Lewandowski ka njoftuar zyrtarisht largimin e tij nga ekipi kombëtar, pasi trajneri Michal Probierz vendosi t'ia hiqte shiritin e kapitenit dhe t'ia jepte mesfushorit të Interit, Piotr Zielinski . "Duke pasur parasysh rrethanat dhe humbjen e besimit tek trajneri i ekipit kombëtar polak, kam vendosur të ndaloj së luajturi për Poloninë për sa kohë që ai është trajner ", shkroi sulmuesi i Barcelonës në profilin e tij X. "Shpresoj të jem në gjendje të luaj përsëri për tifozët më të mirë në botë." 

Përçarja midis sulmuesit, i cili luajti më shumë se 150 ndeshje për Poloninë, duke shënuar mbi 80 gola, dhe trajnerit erdhi menjëherë pas njoftimit zyrtar të Federatës për zgjedhjen e kapitenit të ri. "Me vendim të trajnerit Michal Probierz, Piotr Zieliński është bërë kapiteni i ri i ekipit kombëtar polak", njoftoi Federata Polake e Futbollit. "Trajneri e ka informuar personalisht Robert Lewandowskin, të gjithë ekipin dhe stafin stërvitor për vendimin e tij."

Menjëherë pas këtij njoftimi Lewa vendosi të reagonte me tërheqjen nga ekipi kombëtar polak vullnetarisht, pikërisht kur Polonia është e angazhuar me ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Mbetet për t’u parë nëse ky është një vendim i përkohshëm për shkak të zhgënjimit me zgjedhjen e trajnerit apo nëse përçarja mund të zgjidhet disi. 

<blockquote class="twitter-tweet" data-media-max-width="560"><p lang="pl" dir="ltr">Biorąc pod uwagę okoliczności i utratę zaufania do selekcjonera Reprezentacji Polski postanowiłem do czasu kiedy jest trenerem zrezygnować z gry w Reprezentacji Polski. Mam nadzieję, że będzie dane mi jeszcze zagrać dla najlepszych kibiców na świecie. ????????</p>&mdash; Robert Lewandowski (@lewy_official) <a href="https://twitter.com/lewy_official/status/1931798620006953061?ref_src=twsrc%5Etfw">June 8, 2025</a></blockquote> <script async src="https://platform.twitter.com/widgets.js" charset="utf-8"></script>

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll