Sport

Klubi që i dha emër Igli Tares në Itali, shkrihet pas 114 vitesh…

tek kjo skuadër dikur kanë luajtur ndër emrat më të rëndësishëm të futbollit si Roberto Baggio, Pep Guardiola apo edhe drejtori më i ri i Milanit sot, kapiteni kuqezi Igli Tare.

9 Qershor 2025, 00:24 Nga DOSJA
Klubi që i dha emër Igli Tares në Itali, shkrihet pas 114

ITALI - Klubi historik italian i futbollit, Brescia, do të pushojë së ekzistuari pas 114 vitesh, si pasojë e vendimit të pronarit për të mos shlyer një borxh prej tre milionë eurosh. Biznesmeni italian Massimo Cellino ka qenë pronar i klubit nga Lombardia që nga viti 2017. 

Më parë, Cellino ka qenë edhe pronar i skuadrës angleze Leeds United, ku njihej kryesisht për politikat e tij të paqëndrueshme në lidhje me trajnerët dhe për problemet me drejtësinë.

68-vjeçari kishte afat deri të premten për të paguar një pjesë të borxhit total prej tetë milionë eurosh që përfshin taksa të papaguara dhe detyrime të tjera. Mosshlyerja e shumës ka çuar në përjashtimin e klubit nga sistemi i ligave të futbollit italian. Kujtojmë që tek kjo skuadër dikur kanë luajtur ndër emrat më të rëndësishëm të futbollit si Roberto Baggio, Pep Guardiola apo edhe drejtori më i ri i Milanit sot, kapiteni kuqezi Igli Tare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Qershor 2025, 17:00

Clement Lenglet, në rrugën e duhur…

SPANJE - Clement Lenglet nuk iu bashkua shokëve të ekipit në stërvitje të dielën, pasi iu desh të largohej nga kamp...