Sport

"Topi i Artë nuk varet nga unë, unë mund të vendos vetëm për Këpucën e Artë"...

Pavarësisht se e përfundoi sezonin me “Këpucën e Artë”, e cila i jepet golashënuesit më të mirë, Kylian Mbappé nuk është ndër kandidatët kryesorë për “Topin e Artë” të këtij viti.

9 Qershor 2025, 09:00 Nga DOSJA
"Topi i Artë nuk varet nga unë, unë mund të vendos

GJERMANI - Kylian Mbappé nuk ka dyshime: “Topi i Artë” është një çmim që është përtej kontrollit të tij.

Në një intervistë të kohëve të fundit me RMC Sport, sulmuesi francez shprehu njëfarë cinizmi në lidhje me procesin e përzgjedhjes për trofeun prestigjioz, duke sugjeruar se performancat e tij në fushë nuk janë i vetmi faktor përcaktues.

"A jam pretendent për “Topin e Artë”? Kam mendimin tim, por nuk ka shumë rëndësi", tha Mbappé. Një frazë që pasqyron një zhgënjim të caktuar, ose të paktën një vetëdije, për kompleksitetin e kritereve të vlerësimit.

Numri 7 francez shtoi më pas: "I vetmi çmim që unë mund të ndikoj është “Këpuca e Artë”, sepse kjo varet nga këmbët e mia. “Topi i Artë” nuk varet nga unë."

Pavarësisht se e përfundoi sezonin me “Këpucën e Artë”, e cila i jepet golashënuesit më të mirë, Kylian Mbappé nuk është ndër kandidatët kryesorë për “Topin e Artë” të këtij viti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll