Ekonomi

Illyrian Guard me makina me qira, tenderi i majmë i policisë me pagesë,  kompania e ‘Sandër Lleshajt’, 1.2 mln

24 Janar 2020, 12:39 Nga DOSJA
Illyrian Guard me makina me qira, tenderi i majmë i policisë me

TIRANË- Marrja e makinave me qira nga disa kompani publike është bërë praktikë viteve të fundit. Listës i është shtuar edhe Illyrian Guard sh.a. Kjo kompani zotërohet në 100 për qind të aksioneve nga shteti shqiptar, dhe ministria e Brendshme e drejtuar nga Sandër Lleshaj. Illyrian Guard që ofron shërbime me pagesë ndaj palëve të treta publike ose private për në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit, si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj. Së fundmi Illyrian Guard ka kërkuar që të marrë me qira 51 mjete për një afat katër vjeçar dhe për këtë fondi limit i vënë në dispozicion është rreth 1.2 milionë euro (146 milionë lekë).

Por çfarë automjetesh kërkon të marrë me qira kompania publike? Referuar specifikimeve teknike shihet se kërkohen së pari 9 automjete me motor 1.2 benzinë dhe që duhet të jenë me zero kilometra.

Së dyti kërkohen 10 automjete me motor 1.6, naftë edhe këto me zero kilometra. Një grup tjetër prej 9 automjetesh kërkohet me një motor 1.4 benzinë. Pjesa më e madhe e flotës prej 23 automjetesh kërkohen SUV me kilometrazh zero, motor 2.0-2.2 naftë.

Edhe pse specifikimet e automjeteve janë për katër kategori të ndryshme me vlera të ndryshme nga njëra tjetra një mesatare e përllogaritur në bazë të fondit limit dhe numrit të automjeteve rezulton se në krye të katër viteve kompania do të paguajë rreth 23 400 euro për secilën prej tyre.

“Qëllimi i procedurës është pajisja e strukturës dhe personelit të IG, me mjete transporti bashkëkohore, të sigurta e të përshtatshme për larmishmërinë e terrenit ku do operohet, të cilat ofrojnë kushte optimale pune për të mundësuar kryerjen sa më efikase të detyrave dhe ngarkesën e punës që mbart shërbimi i kompanisë” thuhet në dokument, raporton gazeta Monitor.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi illyrian guard makina luksi makina me qira sander lleshaj illyrian guard makina luksi makina me qira sander lleshaj

Sondazh

Poll

Ekonomi 23 Janar 2020, 07:23

TIRANË– Shqipëria renditet në vendin e 79 në Indeksin e Demokracisë 2019, të publikuar sot nga The Economist, i cili jep një panoramë të situatës së ...