Ekonomi

Një tjetër turizëm i shtohet Shqipërisë. Turizmi shëndetësor prek shifra të konsiderueshme raporton INSTAT-i

23 Janar 2020, 18:03 Nga DOSJA
Një tjetër turizëm i shtohet Shqipërisë. Turizmi

TIRANË- Viti 2019 ka rezultuar me dyshim “vizitash” në Shqipëri, me qëllim trajtimet shëndetësore. Sipas publikimit më të fundit të Institutit të Statistikave, ndryshimi vjetor nga 2018 është me 138.4%. Lulëzon “turizmi i shëndetit” në Shqipëri:

Dyfishohen hyrjet e shtetasve të huaj për trajtime Në të vërtetë, hyrjet në Shqipëri për qëllime shëndetësore nuk kanë qenë në shifra të larta as përgjatë vitit 2018 dhe as përgjatë vitit 2019, megjithatë kjo rritje, është një tregues. Sipas INSTAT, në vitin 2018 hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri për trajtim shëndetësor ishin 276, kurse në vitin 2019, u rritën në 658. Ndërkohë, në total, në vitin 2019, Shqipëria pati 6.406.038 hyrje të shtetasve të huaj, duke u rritur me 8.1% krahasuar me një vit më parë.

Gjatë vitit 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, shtetasit zviceranë kanë pasur rritjen më të madhe, me 18.2%. Nga ana tjetër, uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia, me 13.9 %.

R.G/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi instat shifra turizem shendetesor instat shifra turizem shendetesor

Sondazh

Poll

Ekonomi 23 Janar 2020, 07:23

TIRANË– Shqipëria renditet në vendin e 79 në Indeksin e Demokracisë 2019, të publikuar sot nga The Economist, i cili jep një panoramë të situatës së ...

Ekonomi 21 Janar 2020, 20:17

Prostitucioni i rrugës është një realitet problematik në Shqipëri. Kamera fshehtë e “Stop” tregoi këtë të martë se si gra e vajza shesin trupin e tyre për 2 mij...