Ekonomi

Alarmi nga virusi i Kinës/ Manastirliu sqaron: Shqipëria është vend me rrezikshmëri të ulët për t’u prekur, të vihen

24 Janar 2020, 09:42 Nga DOSJA
Alarmi nga virusi i Kinës/ Manastirliu sqaron: Shqipëria

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka sqaruar qytetarët se Shqipëria është vend me rrezikshmëri të ulët për t’u prekur nga koronavirusi i ri i i identifkuar në Wuhan, Kinë.

Shqipëria është një vend me rrezikshmëri të ulët për t’u prekur nga koronavirusi i ri i i identifkuar në Wuhan, Kinë. ISHP duhet të përforcojë survejancën e infeksioneve të rënda respiratore akute në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit”.

Ndërkohë, në zbatim të rekomandimeve të OBSh-së, Manastirliu ka nxjerrë një urdhër për marrjen e masave parapërgatitore, për t’u mbrojtur nga depërtimi i koronavirusit të ri, edhe pse duhet theksuar se, sipas OBSH jemi në kushtet kur ende nuk ka të dhëna të qarta mbi mënyrën e transmetimit nga njeriu tek njeriu.

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, ISHP duhet të përforcojë survejancën e infeksioneve të rënda respiratore akute në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit. Ky urdhër specifikon që ISHP të përgatisë përkufizimin e rastit, udhëzimet për survejancën, hetimin epidemiologjik dhe menaxhimin e rasteve në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit.

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën 26 personave brenda katër ditëve, ndërsa mbi 616 të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksioni mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët. Autoritetet kanë marrë masa, duke bllokuar qytetet e prekura më shumë, në mënyrë që të shmangin përhapjen e Koronavirusit. Qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa transporti publik në Wuhan është mbyllur.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale 25 viktima nga virusi ne kine koronavirusi në kinë ogerta manastirliu virusi ne kine 25 viktima nga virusi ne kine koronavirusi në kinë ogerta manastirliu virusi ne kine

Sondazh

Poll

Ekonomi 23 Janar 2020, 07:23

TIRANË– Shqipëria renditet në vendin e 79 në Indeksin e Demokracisë 2019, të publikuar sot nga The Economist, i cili jep një panoramë të situatës së ...

Ekonomi 21 Janar 2020, 20:17

Prostitucioni i rrugës është një realitet problematik në Shqipëri. Kamera fshehtë e “Stop” tregoi këtë të martë se si gra e vajza shesin trupin e tyre për 2 mij...