Ekonomi

Mbyllja e shkollës “SAADI”, ministria e Arsimit: Falimentoi, mediat gënjyen

23 Janar 2020, 16:07 Nga DOSJA
Mbyllja e shkollës “SAADI”, ministria e Arsimit: Falimentoi,

TIRANË– Minsitria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, ka reaguar pas publikimit të vendimit për mbylljen e shkollës jopublike “SAADI” që financohej nga Irani. Në një reagim në Facebook, Ministria bën me dije se shkolla është mbyllur me kërkesë të vet subjektit, për arsye se nuk kishin më të ardhura.

Më tej shtojnë se mediat kanë abuzuar, pasi si arsye fillestare është thënë që mbyllja ka ardhur pas masave shtrënguese kundër qeverisë së Iranit pas tensioneve në Lindjen e Mesme.

“MBI MBYLLJEN E SHKOLLËS SË MESME JOPUBLIKE “SAADI”. Shkolla është mbyllur me kërkesë të vetë subjektit që ka themeluar shkollën për arsye të reduktimit të të ardhurave dhe aftësisë paguese, dhe jo për arsyet që janë raportuar në shumë portale pa bërë as më të voglin verifikim me stafin e MASR. Zhgënjyese në këtë rast mungesa e interesimit për të raportuar faktet!”, shkruan Ministria e Arsimit.

Sot është zbuluar një urdhër i Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, që urdhëron mbylljen e shkollës jopublike “SAADI”, institucion arsimor që financohej nga Irani. Në bazë të urdhrit të ministrisë, shihej se shkolla ishte e detyrayr që të kthente pagesën të gjithë nxënësve dhe t’i pajiste me dokumentacione që të tranferoheshin në institucione të tjera arsimore.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale mbyllet shkolla saadi ministria e arsimit dhe e sportit mbyllet shkolla saadi ministria e arsimit dhe e sportit

Sondazh

Poll

Ekonomi 23 Janar 2020, 07:23

TIRANË– Shqipëria renditet në vendin e 79 në Indeksin e Demokracisë 2019, të publikuar sot nga The Economist, i cili jep një panoramë të situatës së ...

Ekonomi 21 Janar 2020, 20:17

Prostitucioni i rrugës është një realitet problematik në Shqipëri. Kamera fshehtë e “Stop” tregoi këtë të martë se si gra e vajza shesin trupin e tyre për 2 mij...