“Më kanë nxjerrë nga hoteli, gruan e kam të sëmurë”/ Banorët në Durrës s’kanë marrë bonusin e qirasë: Na sorol
24 Janar 2020, 11:57Nga DOSJA
DURRËS– Në Durrës, dëmet nga tërmeti janë të pranishme ngado. Të shkatërruar e krejtësisht të pabanueshme janë blloqe të tëra banimi në qytetin bregdetar, ndërsa shumë prej banorëve janë detyruar të largohen, pasi shtëpitë e tyre nuk ofrojnë siguri për jetën.
Pas akt- konstatimit nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj pallatet u shpallën të banueshëm, e për rrjedhojë banorëve iu komunikua se duhet të qëndronin nëpër hotele ose shtëpi me qira. Për qiranë të gjithë ata banorë që mbetën pa shtëpi do të përfitonin bonus qiraje. Por sot pas dy muajsh ka ende familje që nuk kanë arritur të marrin asnjë qindarkë.
“Nga hoteli më kanë nxjerrë, me një grua të sëmurë jam”, shprehet një banor.
Pyetje: A iu ka dalë emri në listë.
Qytetari: Jo!
Pyetje: Sa kohë ke që ke aplikuar?
Qytetari: Që në datën 30 dhjetor.
Pyetje: Ku po jetoni?
Qytetari: Aktualisht jetoj me qira, qiraxhiu kërkon lekët.
Pyetje: Hasni burokraci në zyrat shtetërore?
Qytetari: Normale që po has. Fola me prefektin në telefon më tha do takosh Florian Tahirin. E takova dhe ai më tha do shkosh tek zonja Diana, erdha para disa ditësh nuk gjendeshin dokumetet, që unë kisha aplikuar. I gjetën tani më thonë do presësh. 150 mijë lekë qiraja është qiraja tek plepat.
Për këtë zotëri qiraja që duhet të paguajë është tepër e lartë dhe në kushtet ku ndodhet e ka të pamundur ta përballojë. Për këtë i duhet të sorollatet nëpër zyrat e bashkisë që të mund të përfitojë bonusin e qirasë.
“E treta herë, shkoni tek komuna, nuk është konstatuar hyrja”, shprehet një tjetër qytetar.
Pyetje: Ku jetoni?
Qytetari: Unë jetoj me qira.
Pyetje: Sa paguani?
Qytetari: 300 mijë lekë po ku ia arrij unë. Ka dy muaj që kam aplikuar për bonus. Tani thonë shkoni njëherë në komunë, hajde edhe njëherë se skanë ardhur për ta kontrolluar, s’të japin rrugëzgjidhje.
Ndërkohë në këtë zyrë, përveç qytetarëve që janë për bonus, ka edhe shumë të tjerë që kërkojnë të mbarojnë punë për probleme që nuk lidhen me tërmetin. E gjithë kjo sjell radhë dhe vonesa për ata që duhet të aplikojnë për bonus. Qytetarët shprehen se nuk ka asnjë organizim.
“Unë tani po i dorëzoj, por shkova sot atje dhe më sorollatën, më tha se duhet dy kopje, një për në bashki dhe një tek te komuna, pastaj doli një burrë tjetër që priste, jo tha nuk lejohet”, shprehet qytetari.
“Një muaj e gjysëm afër dy. Erdhën inxhinierët, e verifikuan, bëmë letra të tjera sërish dhe nuk japin përgjigje”.
Të njëjtin shqetësim kanë qindra familje në qytetin e Durrësit, ndërkohë nënkryetari i Bashkisë, Florian Tahiri deklaroi se grupet e punës ndodhen ne terren dhe po punojnë për të verifikuar gjendjen e të gjitha objekteve.
MALLAKASTËR- Ditën e sotme 17 punonjës të stacionit të pompimit të ujësjellësit dhe elektrik në Poçem janë ngritur në protestë, pasi nuk kanë marrë ...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka sqaruar qytetarët se Shqipëria është vend me rrezikshmëri të ulët për t’u pre...
TIRANË– Vetëm 23 % e shqiptarëve janë bujarë dhe të sjellshëm dhe zyrtarisht, sipas një raporti të fundit, jemi ndër më ‘kurnacët’ në Europë, ndonëse bujar...
TIRANË-Në programin “Rudina” në Tv Klan këtë pasdite ishte i ftuar shefi i njohur i kuzhinës, Ismet Shehu. Ai ka rrëfyer në studio një eksperiencë që nuk e...
TIRANË- Viti 2019 ka rezultuar me dyshim “vizitash” në Shqipëri, me qëllim trajtimet shëndetësore. Sipas publikimit më të fundit të Institutit të Statistik...
TIRANË– Minsitria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, ka reaguar pas publikimit të vendimit për mbylljen e shkollës jopublike “SAADI” që financohej nga Irani. Në...
Ekonomi23 Janar 2020, 07:23
TIRANË– Shqipëria renditet në vendin e 79 në Indeksin e Demokracisë 2019, të publikuar sot nga The Economist, i cili jep një panoramë të situatës së ...
TIRANË- Qeveria do të akordojë një bonus prej 250 000 lekësh përveç pagës për të gjithë ata mjekë të cilët do të japin shërbimet e tyre në spitalet ...
TIRANË- Sipërmarrësja Silva Baltadori ka rrëfyer dje se në zonën e njohur si ‘Blloku’ në Tiranë, ka shumë vajza, që bëjnë presion tek burrat e ...
Ekonomi21 Janar 2020, 20:17
Prostitucioni i rrugës është një realitet problematik në Shqipëri. Kamera fshehtë e “Stop” tregoi këtë të martë se si gra e vajza shesin trupin e tyre për 2 mij...