“Shqiptarët sa ‘kurnacë?’/ Del raporti: Vetëm 23 % e tyre janë bujarë, kryeson Kosova
24 Janar 2020, 09:06Nga DOSJA
TIRANË– Vetëm 23 % e shqiptarëve janë bujarë dhe të sjellshëm dhe zyrtarisht, sipas një raporti të fundit, jemi ndër më ‘kurnacët’ në Europë, ndonëse bujaria përmendet në legjenda si një ndër atributet kryesore të natyrës së shqiptarëve.
Në vitin e 10-të të publikimit, Indeksi Botëror i CAF për 2019, analizon 140 shtete të marra në shqyrtim, ku Shqipëria renditet e 105 për sa i përket bujarisë. Sipas raportit, Shqipëria ka humbur shkallë krahasuar me një vit më parë, ku bujarët përbënin 26 % të popullsisë. Më mirë në rajon renditet Kosova e 62-a , e cila ndiqet nga Bosnje dhe Hercegovina në vendin e 91-ta, Mali i Zi i 119-ti, Serbia e 123-a. Maqedonia renditet këtë vit e 96, duke tejkaluar edhe vendin tonë dhe duke ngjitur plot 34 shkallë nga një vit më parë që renditej e 130-a.
Indeksi Global i të Dhënit 2019, i publikuar nga Instituti CAF (Charity Aid Foundation) është etiketuar si studimi kryesues për sa i përket bujarisë. Indeksi rendit 140 shtete në tre kategori: të ndihmuarit e të huajve, dhurimi i parave dhe koha e punës vullnetare.
Sipas specifikimeve, 35 % e shqiptarëve nuk hezitojnë që të ndihmojnë një të huaj kur i kërkon ndihmë, duke u renditur të 95-tët në botë. Nga ana tjetër, 21 % e shqiptarëve kanë dhuruar para vitin e shkuar, duke u renditur kështu të 75-tët në botë. Ndërsa sa i përket dhurimit të kohës për vullnetarizëm, një studim ky që nuk përbën pikën tonë më të fortë, vetëm 9 % e shqiptarëve kanë dhuruar kohën e tyre për bamirësi ose ndonjë kauzë të ngjashme, duke u konsideruar kështu të 107-ët në botë për këtë indikatorë.
Kush janë vendet më bujare sipas Indeksit 2019?
SHBA kryeson Indeksin Botëror të CAF-it për herë të parë. Ndiqet nga Myanmar, i cili ka qenë katër vjet me radhë në numrin një në Indeks; e treta Zelanda e Re, më pas Australia dhe Irlanda. Në mënyrë të konsiderueshme më shumë njerëz në të gjithë globin raportuan se ndihmonin një të huaj dhe dhuronin kohë vullnetare, ndërkohë që proporcioni i cili dhuronte para ka rënë për të tretin vit radhazi. Proporcioni i njerëzve në mbarë botën që dhuroi para në vitin 2019, është ende në nivelin më të ulët që nga viti 2014. Dhurimi i parasë është rritur nga vendet e zhvilluara (nga 40% në 42%), por ka rënë në mesin e vendeve në zhvillim (nga 25% në 24%).
TIRANË-Në programin “Rudina” në Tv Klan këtë pasdite ishte i ftuar shefi i njohur i kuzhinës, Ismet Shehu. Ai ka rrëfyer në studio një eksperiencë që nuk e...
TIRANË- Viti 2019 ka rezultuar me dyshim “vizitash” në Shqipëri, me qëllim trajtimet shëndetësore. Sipas publikimit më të fundit të Institutit të Statistik...
TIRANË– Minsitria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, ka reaguar pas publikimit të vendimit për mbylljen e shkollës jopublike “SAADI” që financohej nga Irani. Në...
Ekonomi23 Janar 2020, 07:23
TIRANË– Shqipëria renditet në vendin e 79 në Indeksin e Demokracisë 2019, të publikuar sot nga The Economist, i cili jep një panoramë të situatës së ...
TIRANË- Qeveria do të akordojë një bonus prej 250 000 lekësh përveç pagës për të gjithë ata mjekë të cilët do të japin shërbimet e tyre në spitalet ...
TIRANË- Sipërmarrësja Silva Baltadori ka rrëfyer dje se në zonën e njohur si ‘Blloku’ në Tiranë, ka shumë vajza, që bëjnë presion tek burrat e ...
Ekonomi21 Janar 2020, 20:17
Prostitucioni i rrugës është një realitet problematik në Shqipëri. Kamera fshehtë e “Stop” tregoi këtë të martë se si gra e vajza shesin trupin e tyre për 2 mij...
SHKODËR- Në fshatin Drisht të Njësisë Administrative Postribë në Shkodër, ura që lidh këtë fshat me fshatrat e tjera ka dalë nga funksioni si pasojë e thye...
TIRANË- Forumi Ekonomik Botëror (WEF) renditi Shqipërinë të parafundit për mundësitë e punësimit në raportin botëror të lëvizshmërisë sociale 2020.Raporti ...
TIRANË- Sipas pikës së parë të ndryshuar që ndalet në llojet e shërbimit të auditit manuali shton një paragraf ku thuhet se aktiviteti i auditimit të brend...