Politike

Indeksi i “The Economist” për demokracinë/ Basha: Shqipëria klasifikohet një hap larg autoritarizmit

24 Janar 2020, 11:38 Nga DOSJA
Indeksi i “The Economist” për demokracinë/ Basha:

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një reagim në Twitter shprehet se Indeksi i “The Economist” për Demokracisë e klasifikon Shqipërinë si një regjim hibrid dhe si një vend që është një hap larg autoritarizmit.

“Indeksi i Demokracisë i @TheEIU e klasifikon Shqipërinë regjim hibrid një hap larg autoritarizmit, për shkak të mungesës së një qeverie funksionale, parregullsive në zgjedhje, korrupsionit të lartë, sundimit të dobët të ligjit dhe mungesës së drejtësisë së pavarur.‬ ‪Shqipëria shënoi përkeqësim duke rënë nga vendi i 76 në vendin e 79-të. Nismat ligjore për të penguar lirinë e shprehjes synojnë që të manipulojnë dhe të mbajnë të fshehura të vërtetat e gjendjes së keqe ku ka katandisur kjo qeverisje vendin.’, shprehet Basha në Twitter.

Shqipëria renditet në vendin e 79 në Indeksin e Demokracisë për vitin 2019, që u publikua dje nga “The Economist”. Indeksi i Demokracisë bazohet në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi; funksionimi i qeverisë; pjesëmarrja politike; kultura politike; dhe liritë civile.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike demokracia ne shqiperi indeksi i ” the economist” për demokracinë lulzim basha demokracia ne shqiperi indeksi i ” the economist” për demokracinë lulzim basha

Sondazh

Poll