Politike

U përjashtua nga grupi parlamentar i PS, deputeti Gjetan Gjetani bashkohet me LSI-në (FOTO)

24 Janar 2020, 11:28 Nga DOSJA
U përjashtua nga grupi parlamentar i PS, deputeti Gjetan Gjetani bashkohet

TIRANË- Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Gjetan Gjetani i është bashkuar së fundmi Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo lëvizje vjen, pasi kohë më parë, Gjetani ishte përjashtuar nga Grupi Parlamentar i Partisë socialiste. Dje ai ka marrë pjesë në takimin e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Lezhë.

Deputeti Gjetani e fitoi mandatin e deputetit me siglën e Partisë Socialiste, por pas qëndrimeve kritike ndaj strukturave lokale të PS, ai u përjashtua zyrtarisht nga Grupi Parlamentar i PS-së. Ai ka qëndruar këto kohë në Kuvend si deputet i pavarur, duke votuar në shumë raste projektligjet e maxhorancës. Theksojmë se përjashtimi i tij u kërkua nga vetë kryeministri Rama, i cili i kërkoi Asamblesë së PS përjashtimin e Gjetanit, duke bërë që ky i fundit të vijojë detyrën si deputet i pavarur.

Sipas Ramës, Gjetani kishte bërë presion që në policinë e Kurbinit të emëroheshin njerëz të afërt të tij, dhe për këtë arsye nuk kishte më vend në PS.

“Sot nuk ka ardhur dhe ka bërë shumë mirë. Nuk ka bërë asnjë punë por ka shantazhuar dhe ka bërë presion dhe kërkon ekskluzivet për të vënë shefa policie në Kubrin. Dhe bën një deklaratë pocaqi aty, nuk duhet të jetë më në PS.

Duhet të jetë mësim për deputetet për të ndarë njëherë e mirë punën nga futja e hundëve nga ndërtimi i shtetit. Se faturat e hajdutëve në hipoteka që janë futur me mbështetje politike dhe farefisnorë nuk i marrin ata që ndërhyjnë por i merr PS. Kush ka në kokë tepsinë, është tradhtar i misionit tonë”, u shpreh asokohe Rama.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputeti i bashkohet lsi-se deputeti i perjashtuar nga ps gjetan gjetani deputeti i bashkohet lsi-se deputeti i perjashtuar nga ps gjetan gjetani

Sondazh

Poll