Politike

“Karamelet zana kanë dalë prap?!”/ Rama në shtëpinë e re të Halil Sulës në Kashar, rrëfen si iu thye nota në sjell

24 Janar 2020, 10:47 Nga DOSJA
“Karamelet zana kanë dalë prap?!”/ Rama në

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj vizituan sot shtëpinë e re të Halil Sulës, i cili  humbi strehën e vjetër në tërmetin e shtatorit, ku i dorëzuan çelësin e banesës së re zonjës së shtëpisë, e cila i falënderoi për përkujdesjen e vazhdueshme të institucioneve shtetërore.

Kreu i qeverisë siguroi se të tilla kushte komode do të plotësohen për të gjitha familjet që humbën shtëpitë nga fatkeqësia e nëntorit të shkuar.

Në bisedë e sipër me familjen Sula nuk munguan as batutat. Kryeministri vuri re karamelet Zana në tavolinë dhe u kthye pas në kohë duke kujtuar si mori thyerje në notë për shkak të një vjershe për këto karamele asokohe.

Karamelet Zana kanë dalë prap. Më kanë thyer notë në sjellje kur isha në Lice, bëra një vjershë për karamelet Zana, por ishte vjershë e degjeneruar për kohën,”, u shpreh Rama.

Jemi duke punuar çdo ditë me këtë punë. Tërmeti ka mbaruar, për pjesën më të madhe të njerëzve ka filluar jeta normale, kanë filluar prapë llafet e kazanit por për mua fillon një tërmet, mbaron tërmet dita, në kuptimin që ky është prioriteti kryesor. Çdo ditë kemi një takim në mëngjes për tërmetin, një në darkë. Pastaj, gjatë ditës janë të angazhuar të gjithë ata që punojnë dhe ideja është që të gjithë t’i kthejmë në shtëpi më të mira se ato që kishin, plus që kemi edhe këto zonat e mëdha që po ndërtojmë ne në Tiranë, Durrës, Laç e kudo, shkollat, spitalet, pra kemi goxha punë por do ia dalim”, theksoi Rama.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama ne kashar edi rama rama ne kashar

Sondazh

Poll