Politike

‘Pafytyrësi’/ Rama përgjigjie për Haradinajn: Mbrojta dinjitetin tim… Doja ta ndaja Kosovën, siç doje ti të ndaje Pr

24 Janar 2020, 11:34 Nga DOSJA
‘Pafytyrësi’/ Rama përgjigjie për Haradinajn: Mbrojta

TIRANË-“Unë dua ta ndaj Kosovën aq sa Ramush Haradinaj ka dashur të ndajë Princ Harryn nga familja Mbretërore”, -kështu i është përgjigjur kryeministri Edi Rama, deklaratave të shefit në ikje të qeverisë në Kosovë, Ramush Haradinaj.  Haradinaj foli dje  në “Open” për paturpësi nga ana e Ramës, në lidhje me padinë për shpifje, dhe për këtë kryeministri shqiptar, ka një përgjigjie. Muhamed Veliu, gazetar i Top Channel, raporton reagimin e kryeministrit Edi Rama për Haradinajn. Rama thotë se “nuk është pafytyrësi të mbrosh dinjitetin tënd”, referuar qëndrimit të Haradinajt, që e quan këtë një ‘paturpësi’ nga kryeministri shqiptar.

“Ramushi e ka kthyer shpifjen në pushkë qëkur ka lënë pushkën! Por nëse për pushkën i’a kam bëre të gjitha nderimet e mundshme dhe të merituara, për shpifjet nuk mund t’i bëj asgjë tjetër përveçse ta ftoj në gjykatën e Kosovës që t’u dalë për zot atyre që ka nxjerrë nga goja! Sepse ndryshe nga Ramushi dhe nga ai soj politikanësh qe s’kanë fijen e respektit as për fjalën, as për të vërtetën, as për publikun, unë nuk ulem dot në nivelin e shpifësit publik për ta luftuar berllogun me berllog! Pafytyrësi nuk është të shkosh në gjykatë për t’u mbrojtur nga një shpifës që të ka cënuar publikisht dinjitetin, po të përdoresh kanalet e komunikimit publik për të shpifur në mënyrë të përsëritur! Nuk është akt i turpshëm t’i nënshtrohesh gjykimit të drejtësisë si viktimë e një shpifësi që të sulmon si tradhtar të kombit me fabrikime të ulëta, po turp është të bësh agresorin ndaj dikujt tjetër për të manipuluar opinionin publik duke fabrikuar gjëra krejt të paqena!-thotë Rama. 

Ndërkohë që deklaratës së Haradinajt, se ka dashur të ndajë Kosovën, Rama iu përgjigj duke thënë se: E vërteta është se unë kam dashur ta ndaj Kosovën, po aq sa ç’ka dashur Ramushi ta ndajë Princ Harryn nga Familja Mbretërore! Shkurt fjala, komandanti i djeshëm i UÇK-se Ramush Haradinaj, e ka merituar dhe do ta ketë për gjithë jetën respektin tim, për gjithçka i ka dhënë kauzës së lirisë së Kosovës, ndërsa politikani i sotëm Ramush Haradinaj, meriton vetëm keqardhjen time për bërllogun politik e gjuhësor ku ushtron veprimtarinë dhe pushtetin e tij. Është dëshpëruese kur sheh se si politika qorre e Ramushit e ka dëmtuar keq Kosovën në sytë e miqve të saj të mëdhenj dhe i ka dhënë Serbisë një avantazh te vazhdueshëm në arenën ndërkombëtare në raport me Kosovën. Uroj që padia ime të vlejë për t’u hapur sadopak sytë atyre që kanë rënë pre e berllogut politik e mediatik të Prishtinës e të Tiranës.

Largimi i Maghan Markle dhe Harry-t nga familja mbretërore, dhe heqja e titujve monarkikë nga mbretëresha Elizabeth, është bërë tema kryesore e të gjitha mediave botërore, që ka marrë vëmendjen edhe të kryeministrit shqiptar. Rama dhe Haradinaj do të përballen tashmë në gjykatë, pasi Kryeministi e ka paditur për shpifje, pikërisht për reagimet për ndarjen e Kosovës. Rama pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh, ndërsa Haradinaj këmbëngul se Rama donte të ndante Kosovën dhe se këtë e ka shprehur hapur në një takim në Bruksel, ku ndodheshin Merkel dhe Macron.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama meghan markle princ harry largohet nga familja mbreterore rama padit haradinajn ramush haradinaj edi rama meghan markle princ harry largohet nga familja mbreterore rama padit haradinajn ramush haradinaj

Sondazh

Poll