Politike

Lufta ndaj KÇK-së/ Lleshaj: Në shkurt ngrihen njësitë e reja në polici kundër krimit

24 Janar 2020, 07:16 Nga DOSJA
Lufta ndaj KÇK-së/ Lleshaj: Në shkurt ngrihen njësitë

Tiranë- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë një vizite që zhvilloi në Akademinë e Sigurisë, deklaroi se në fillim të muajit shkurt  pritet të ngrihen njësi të reja në Policinë e Shtetit,  si nevojë e paketës ligjore kundër krimit të organizuar, KÇK”-së.

“Ne së shpejti do të kalojmë një paketë shumë të rëndësishme ligjore kundër krimit të organizuar, e cila do të kërkojë që Njësitë e Policisë së Shtetit të angazhohen fort. Do të kalojmë në një fazë të re të luftës kundër krimit të organizuar dhe këtu kërkohet dituri. Kemi krijuar ndërkohë Njësinë për Kapjen e Personave në Kërkim, njësia “K”, për shkurt, e Krimit Ekonomik, “E”, ajo e inteligjencës, Njësia “I” . Edhe kjo “K”–ja, pra e kërkimit dhe e kapjes së personave, është një çështje e rëndësishme. Ka filluar aktivitetin por prapë është në fazë konsolidimi dhe aty mund të ketë hapësirë për ju. Pastaj janë strukturat tjera, është ajo e krimit kompjuterik”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj.

Ministri Lleshaj vuri në dukje se “sipas ndryshimeve të pritshme ligjore, do të lehtësohet procesi i sekuestrimit të bizneseve të ngritura nga aktivitete kriminale, duke synuar që këtë model biznesi ta shkatërrojmë”.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cili  theksoi se studentët duhet të jenë të përkushtuar ndaj punës, e zbatimit të detyrave, sepse vetëm në këtë mënyrë do të bëjnë karrierë në radhët e organizatës.

“Duhet ta konsideroni veten 1 nga 11 mijë punonjësit e policisë, dhe në qoftë se do ta konsideroni veten një nga 11 mijë punonjësit e policisë, diferencën duhet ta bëni me rezultat, me aftësi, me përkushtim dhe me dëshirën për ta përmbushur sa më mirë detyrën të cilën do t’ju ngarkohet. Nëqoftëse ju do të ecni me këtë filozofi pra diferencën me rezultat, me dëshirë dhe me përkushtim, të jeni të sigurt që kjo diferencë pa dyshim një ditë, jo shumë të largët, do t’ju japi mundësinë që dhe të ecni në karrierë, dhe të merrni detyra dhe besim më shumë për të menaxhuar një skuadër një sektor, apo një komisariat e me radhë,” tha Veliu, ndër të tjera gjatë bashkëbisedimit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kçk sander lleshaj kçk sander lleshaj

Sondazh

Poll