Politike

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri dhe Hajdari takim me trupën diplomatike në vend: Mbështesin dialogun, i informuan mbi zhvillimet

24 Janar 2020, 10:35 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri dhe Hajdari takim me trupën diplomatike në

Tiranë– Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari në cilësinë e drejtuesve të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore ka zhvilluar ditëm e sotme një bashkëbisedim të  me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë. Gjiknuri në një postim në Facebook shprehet se në këtë takim u informuan ambasadorët mbi zhvillimet e deritanishme për Reformën Zgjedhore. Ai ka theksuar se ambasadorët kanë mbështetur këto hapa, duke ikurajuar pëmbylljen sa më të shpejtë të kësaj reforme.

“Bashkë me Rudinën, në cilësinë e drejtuesve të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore zhvilluam një bashkëbisedim të frytshëm me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë. Në tryezën e organizuar nga OSBE, informuam ambasadorët mbi zhvillimet e deritanishme në kuadër të procesit të reformës dhe dialogun e nisur me përfshirjen e opozitës jashtë parlamentare. Ambasadorët mbështetën e inkurajuan vazhdimin e procesit të dialogut dhe përmbylljen sa më shpejt të reformës zgjedhore”, shkruan Damian Gjiknuri.

Disa ditë më parë opozita dhe maxhoranca arritën në një konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët ranë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

Më 22 janar opozita e bashkuar caktori katër ekspertët për Reformën Zgjedhore që do punojnë me Këshillin Politik për hartimin e draftit përfundimtar. Mësohet se nga Partia Demokratike do të jetë Ivi Kaso, nga LSI-së është Muharrem Caka, nga PDIU-ja Shkëlqim Sulo dhe Arjan Madhi do përfaqësojë Partinë Republikane.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri konsensusi i paleve per zgjedhoren damian gjiknuri konsensusi i paleve per zgjedhoren

Sondazh

Poll