Politike

Presidenti i Këshillit Europian vizitë në Tiranë: Tre shtyllat kryesore për integrimin në BE. Rama: Koha për të hedhur h

24 Janar 2020, 08:12 Nga DOSJA
Presidenti i Këshillit Europian vizitë në Tiranë: Tre

TIRANË- Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Shqipëri. Drejtuesi i KiE u prit nga kryeministri Edi Rama dhe më pas mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp. Kreu i qeverisë e falenderoi presidentin e KiE për angazhimin e tij në Konferencën e Donatorëve, e cila do te mbahet më 17 Shkurt në Bruksel. Nga ana tjetër, presidenti i KiE theksoi se për momentin nuk ka unanimitet në BE për integrimin, por sipas tij, shumë shpejt do të nisë debati dhe diskutimi për tri shtyllat kryesore, në të cilat do të bazohet strategjia e zgjerimit. Pas kësaj konference mësohet se Michel do të udhëtojë drejt Shkupit.

Kujtojmë se kjo vizitë e kreut të Këshillit vjen një javë pas asaj të Komisionarit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Vlen për t’u theksuar se muajt Janar dhe Shkurt janë muaj të rëndësishëm për institucionet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate.

Pak ditë më parë, Komisioneri për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi  vizitoi Tiranën. Gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama ai u shpreh se po punon fort që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat për Anëtarësim në BE. Sipas tij, bisedimet po shkojnë mirë edhe me vendet skeptike si Franca dhe Holanda. Rama e informoi për reformën në drejtësi dhe luftën ndaj KÇK-së.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike charles michel edi rama presidenti i ke vjen ne tirane rama takohet me michel charles michel edi rama presidenti i ke vjen ne tirane rama takohet me michel

Sondazh

Poll