Politike

E shkarkuan nga Banka e Shqipërisë, Arben Malaj i bashkohet partisë së Agron Dukës: Do bëj platformën për zgjedhjet

24 Janar 2020, 06:36 Nga DOSJA
E shkarkuan nga Banka e Shqipërisë, Arben Malaj i bashkohet

Tiranë- Ish-ministri socialist Arben Malaj, pasi u shkarkua nga bordi i Bankës së Shqipërisë, është bërë pjesë e  Partisë Agrare Ambientaliste të Agron Dukës. Në një postim në Facebook, Arben Malaj është shprehur se ka pranuar ftesën e Agron Dukës për të kontibuuar  si këshilltar strategjik për platformën dhe organizimin e PAA-së, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale.

Reagimi: 

Një  angazhim konkret me Partinë Agrare Ambientaliste. E mirëprita ftesën e kolegut të  nderuar Agron Duka për të  kontribuar si këshilltar strategjik për platformën dhe organizimin e PAA për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale . Këshillimi i kësaj partie të qendrës së  majtë, me strategji të  suksesshme, më  krijon mundësi reale për të  dhënë  kontribute pozitive për ta rritur fuqinë  elektorale të  PAA dhe për ta ofruar PAA ne cdo aspekt te vlerave dhe misionit te saj politik me te gjelberit evropian, te cilet vleresohen sot si grupimi politik me progresiste dhe me influence te rritur ne qeverisjen vendore dhe kombetare ne shume vende te BE-se, por edhe ne institucionet e saj politike. Te gjelberit ne zgjedhjet e fundit per parlamentin evropian fituan rreth 10 perqind te votave, duke marr nje status te rendesishem edhe per politikat ne nivel evropian. Suksese PAA! Mirenjohje cdo kolegu qe do te angazhohet per sfidat e PAA, si nje mundesi konkrete per zhvillime dhe ndryshime pozitive ne Shqiperi!

Kujtojmë se pak kohë më parë Arben Malaj u shkarkua nga detyra si anëtar i Këshillit Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë Ai e ka konsideruar vendimin e qeverisë për pezullimin nga detyra si si të motivuar politikisht.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron duka arben malaj agron duka arben malaj

Sondazh

Poll