4 Qershor 2025, 15:57
Nga E. D
Artan Tafani
TIRANË- I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dhënë detaje të reja para gjykatës në lidhje me ekzekutimin e Albi Bashaliut. Tafani ka treguar sesi u organizua dhe u krye kjo vrasje. Tafani shprehet se vrasja u bë edhe si “nder” për Lorenc Lalën, me pëlqimin e Laert Haxhiut dhe për hakmarrje ndaj rivalëve. Po ashtu Tafani sqaroi edhe detaje të operacionit.
Dëshmia e Artan Tafanit:
Unë ndenja me Laertin pasi më kërkonte policia. Morëm një shtëpi me qira në Astir, në emër të një shoqeje të dashurës së Laertit. Pas vrasjes së Elton Mermalit, kemi bërë edhe vrasjen e Albi Bashaliut.
Kjo vrasje sipas tyre do bëhej për nder të Lorenc Lalës. Ne ishim dakord që nëse ai ishte dakord, atëherë do bëhej (tha Laerti). Vrasja do bëhej në Peqin dhe kishte si qëllim të merrte hak për djemtë e tij.
Viktima ishte në një makinë që shiste pula zogj. Mora një makinë me qira në rrugën e Elbasanit dhe shkova në Gjoçaj të Peqinit për të takuar të zotin e hallit, një djalë që e mora në Rrogozhinë. Ai do tregonte ku kishte shtëpinë Albi Bashaliu dhe ku pinte kafenë. Këtij djali i kishin vrarë të atin.
Më herët kam qenë me Lulzimin dhe Laertin në fshatin Gjoçaj për të parë vendin. Edhe atëherë ishim me një makinë me qira, që i merrja me një patentë false. Kishim një garazh në Astir, të Erisiano Abedinit, ku mbanim një ‘Audi’ për punë domethënë për vrasje.”
Së bashku morëm atë Audi dhe një ‘Benz’ me targa greke, dhe u nisëm me dy makina. Benzin e parkuam në Rrogozhinë, ndërsa Audin e kishim planifikuar ta digjnim pas ngjarjes.
Shkuam me Lulzimin në lokal, me armë me vete. Një pistoletë TT e kishim blerë nga Bledar Berberi për 1 milion lekë. Shkuam herët, rreth orës 04:30 të mëngjesit. Viktima, Albi Bashaliu, erdhi rreth orës 08:00. E kishim lënë më parë si do vepronim. E qëllova me dy plumba në gjoks dhe katër në kurriz.
Pas vrasjes, Audi nuk na ndezi. U detyruam ta digjnim në vend. Nga vendngjarja u larguam me makinën e viktimës, me të cilën shkuam deri në Rrogozhinë. Aty e braktisëm dhe morëm makinën tonë tjetër.
artan tafani
Aktualitet
4 Qershor 2025, 15:50
M.B
Artan Tafani
TIRANA- Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, ka dhënë detaje para gjykatës mbi vrasjen makabre të Fridman...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 15:24
E. D
foto ilustruese
VLORË- Tre persona janë arrestuar nga policia e Vlorës dhe një tjetër është marrë nën het...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 15:12
E. D
Artan Tafani
TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani po vijon me dëshminë e tij në Gjykatën e Posa&c...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 14:49
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lehtësuar masën e sigurisë për Luis Xhumarin, operatori turistik që i ka d...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 14:43
N.F
Foto
TIRANË- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKCESK) ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për Id...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 14:33
r.ll
seanca
PRISHTINË- Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca e shqyrtimit gjyqësor të rastit së vrasjes s...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 14:26
N.F
Malko dhe Duka
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë për vrasjen e Santiago Malkos &e...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 14:14
N.F
Foto
BRADASHESH- Një incident është regjistruar ditën e sotme në fshatin Bradashesh. Raportohet se një 51-vjeçar ë...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 14:12
r.ll
artan tafani
TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani vijon me dëshminë e tij në Gjykatën e Posa&cced...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 13:06
N.F
Termocentrali në Manastir
KOSOVË- Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike është përcjellë me kundërshtime...