Aktualitet

Atentati ndaj Çajup Selimit/ "Nderi do i bëhej mikut të Laertit", Tafani: I shkova mbrapa në pallat derisa e qëllova dhe ika me vrap

Tafani ka hedhur dritë mbi atentatin ndaj Çajup Selimit, e cila sipas tij ishte vrasja e parë që kishte kryer dhe ishte paguar 25 mijë euro

4 Qershor 2025, 14:12 Nga r.ll
Atentati ndaj Çajup Selimit/ "Nderi do i bëhej mikut të
artan tafani

TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani vijon me dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme ku po mbahet seanca në ngarkim të bandës së Laert Haxhiu. Tafani ka hedhur dritë mbi atentatin ndaj Çajup Selimit, e cila sipas tij ishte vrasja e parë që kishte kryer dhe ishte paguar 25 mijë euro. 

Ai është shprehur se atentati ishte një nder që do i bëhej një miku të Haxhiut, i cili jetonte në Greqi. Tafani ka rrëfyer se e kishte ndjekur Selimin deri në shkallët e pallatit ku e kishte qëlluar tre herë dhe më pas ishte larguar me vrap. Më tej ka treguar me detaje si arriti të kthehej sërish në Tiranë pas vrasjes së biznesmenit në Tepelenë.

Pjesë nga dëshmia: 

Nderi do i bëhej mikut të Laertit që jetonte Greqi. Viktima kishte një dyqan. Ma tregon Ligori nga larg që ky është. Vajtëm deri te shpia larg më tregoi rrugën dhe shtëpinë e Çajup Selimit. U kthyem prap në Sarandë, takojmë Laertin, gocat marrin makinën.

Pasi shkova te pallati, po rrija ngjitur me hyrjen dhe dëgjova një makinë, si Benz, si ajo që kishte ai. Isha ballë për ballë me të, kisha maskë COVID-i dhe një kapele. Po më shikonte dhe pati si një dyshim. U fut në hyrje të pallatit, u ngjit në katin e parë, pastaj në të dytin. Unë isha pas tij. Ishte qeros dhe unë i njihja edhe rrobat që kishte veshur atë ditë – kishte një bluzë të kuqe. Aty e qëllova nga pas. E qëllova tre herë – një herë në shpatull dhe dy herë të tjera, por nuk e di saktësisht ku e kapën plumbat.

Ika me vrap në drejtim të zonës së Burgut të Bënçës. Rashë në disa ferra aty jashtë qytetit. Armën e kisha me vete – një “Zastava” ose një “Bereta” e vogël, me silenciator. Nuk po gjeja rrugicën që të dilja sipas planit. Duhej të dilja te lumi Vjosa, ku do të më priste Ligori.

Ligorin e takova pas 1-2 orësh te shtëpia e xhaxhait të Erisianit. Sipas planit që kishim bërë me Laertin, do të na priste xhaxhai i Erisianit. Ligori kishte fikur celularin, ndërsa unë u fsheha pas një shkëmbi – kisha frikë. Makinat e policisë po patrullonin në zonë. Ishte hera e parë për mua.

Te shtëpia erdhi dhe Ligori më pas, i çjerrë nga duart, siç dukej kishte rënë edhe ai në ferra. Laerti u acarua me Ligorin. Më tha mua: “Si të la ai vetëm, do ja tregoj unë atij.

Armën e hodha në lumin Vjosa. Laerti na kishte udhëzuar më parë se si të vepronim edhe me celularët dhe rrobat. Rrobat i dogjëm në një fuçi. Më pas vazhduam rrugën për në Memaliaj, duke kaluar nga mali dhe zbritëm në këmbë deri te një urë. Aty hipëm në një furgon të rastësishëm dhe u nisëm për në Tiranë. Gjatë rrugës, Laerti tha që Ligori të shkonte në Korçë.

Te “Klubi i Shoferit” u ndamë. Unë shkova në Tiranë, tek një hotel në zonën e Astirit ku ishte Laerti. Ai ishte bashkë me Lulesim Arapin. Kur mbërrita, Laerti më bërtiti pse kisha telefonuar xhaxhain në numrin normal dhe jo në ëhatsApp. Më ofendoi dhe më shau. Vetëm një gabim të bëje, ai e “leshonte” menjëherë gjuhën.

Për vrasjen mora 25 mijë euro pas një jave. Kurse Ligori nuk i mori, sepse Laerti nuk ia dha. Ligori mori në telefon Laertin dhe i tha se Klisman Xhaferri kishte folur në celular me dikë për punë “malli”. Ne ishim në hotel dhe, sapo mori vesh këtë, Laerti na tha: “Çohuni, do ikim në Korçë ta vrasim.”

artan tafani vrasja e çajup selimit

Sondazh

Poll