Aktualitet

"Unë e ruaja, e kam kushëri"/ Tafani në GJKKO: Laerti donte të vriste avokatin se ndihmonte hasmin e tij

Sipas Tafanit, urdhërin e dha Haxhiu pasi mendonte se Guri ndihmonte hasmin e tij. Ndërsa Tafani ruante objektivin dhe qëndronte në lokalin ku shkonte avokati, por nuk e kryente dot vrasjen pasi ai është kushëriri i tij.

4 Qershor 2025, 15:12 Nga E. D
"Unë e ruaja, e kam kushëri"/ Tafani në GJKKO:
Artan Tafani

TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani po vijon me dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme ku po mbahet seanca për bandën e Laert Haxhiu. Gjatë dëshmisë së tij Tafani dha detaje për 17 episode kriminale.

Ai dha detaje për vendimin për të vrarë avokati Adriatik Guri. Sipas Tafanit, urdhërin e dha Haxhiu pasi mendonte se Guri ndihmonte hasmin e tij. Ndërsa Tafani ruante objektivin dhe qëndronte në lokalin ku shkonte avokati, por nuk e kryente dot vrasjen pasi ai është kushëriri i tij.

Tafani: Mora shpi me qera ne Lushnje, do vrisnim avokatin Adriatik Guri, e ruaja un avokatin, nderkohe un e kam kusheri, donte ta vriste laerti se sipas laertit ky ndihmonte hasmin e tij, keta njekoresisht kishin kamerat e policise kishin kodin, keta me ruanin e mua, lulzimi arapi erdhi tek shtepia solli nje pistolete tip CZ me dy siliencatore, vazhdonim ruanim avokatin, u rrija aty te lokali ku vinte dhe avokati dhe un i thash se bej dot se e kam kusheri, e lam do e bente lulzimi, nje nat na iku ai, un i perfshiva nga frika jo per lek, tha ai do behet (laerti).

artan tafani

Sondazh

Poll