Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Shtyhet seanca për Leonard Dukën dhe të pandehurit e tjerë, shkak mungesa e prokurorit dhe gjyqtarit

Ata janë të angazhuar paralelisht në një tjetër proces gjyqësor. Ata po ndjekin dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili po zbërthen aktivitetin kriminal të bandës së Laert Haxhiut.

4 Qershor 2025, 14:26 Nga N.F

Vrasja e Santiago Malkos/ Shtyhet seanca për Leonard Dukën dhe të

Malko dhe Duka

TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë për vrasjen e Santiago Malkos është shtyrë për në datën 12 qershor. Mësohet se sanca u shty përshka të mungesës së njërit prej anëtarëve të trupës gjykuese dhe e prokurorit të çështjes.

Ata janë të angazhuar paralelisht në një tjetër proces gjyqësor. Ata po ndjekin dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili po zbërthen aktivitetin kriminal të bandës së Laert Haxhiut.

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMë X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzoi 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

santiago malko leonard duka

Sondazh

Poll