Aktualitet

Turisti që vdiq u lejua të merrte Jet Ski pa pasur leje drejtimi, gjykata e Durrësit liron nga qelia Luis Xhumarin

Ndaj Xhumarit u caktua “Arrest në shtëpi”,  masë e cila do të ekzekutohet në banesën e tij të ndodhur në lagja Nr.13, tek Shkëmbi Kavajës.

4 Qershor 2025, 14:49 Nga r.ll
Turisti që vdiq u lejua të merrte Jet Ski pa pasur leje drejtimi,
foto ilustruese

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lehtësuar masën e sigurisë për Luis Xhumarin, operatori turistik që i ka dhënë motorin e ujit, turistit që humbi jetën pas aksidentit te Shkëmbi i Kavajës. 

Ndaj Xhumarit u caktua “Arrest në shtëpi”,  masë e cila do të ekzekutohet në banesën e tij të ndodhur në lagja Nr.13, tek Shkëmbi Kavajës. Ai po hetohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

VENDIMI I GJYKATËS:

1. Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim L. Xh., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të parashikuar nga neni 289/2 i Kodit Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim L. Xh., masë e cila do të ekzekutohet në banesën e tij të ndodhur në lagja Nr.13, tek Shkëmbi Kavajës, pallati Nr.x, kati i x Durrës.

3. Urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për ekzekutimin e këtij vendimi.

4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
U shpall sot në Durrës, më 04.06.2025

luis xhumari gjykata e durresit

Sondazh

Poll