Aktualitet

Artan Tafani rrëfehet për vrasjen makabre të Fridman Xhaferrajt: Kërkonim vend ku të hidhnim trupin, rrugës bënim shaka me Mariglenin

Tafani rrëfeu sesi anëtarët e bandës së Laert Haxhiut planifikuan dhe bënë vrasjen, duke lidhur dhe më pas mbytur viktimën në një rezervuar. Tafani rrëfeu sesi anëtarët e bandës së Laert Haxhiut planifikuan dhe bënë vrasjen, duke lidhur dhe më pas mbytur viktimën në një rezervuar.

4 Qershor 2025, 15:50 Nga M.B
Artan Tafani rrëfehet për vrasjen makabre të Fridman
Artan Tafani

TIRANA- Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, ka dhënë detaje para gjykatës mbi vrasjen makabre të Fridman Xhaferrajt. Tafani rrëfeu sesi anëtarët e bandës së Laert Haxhiut planifikuan dhe bënë vrasjen, duke lidhur dhe më pas mbytur viktimën në një rezervuar.

Gjithashtu Tafani tregoi gjithashtu bisedat që zhvilluan gjatë rrugës drejt vendit ku do të hidhej trupi. Tafani theksoi se për çdo gjë që ndodhte, Bledari ishte në dijeni dhe se vetë ai kishte qenë i mpirë gjatë kryerjes së vrasjes në Tepelenë.

“Ligori mori në celular Laertin dhe i tha se Klisman Xhaferri ka folur në celular me dikë për punë malli. Ndonëse ishim tek hoteli, Laerti na tha: ‘Çohu, do ikim në Korçë ta vrasim’. Kur u nisëm për Korçë, unë, Laerti dhe Lulzimi, ky i fundit mori një pistoletë nga një garazh ku mbanin armët dhe një makinë me portobagazh.

Ndaluam në Pogradec ku takuam Bledar Berberin dhe Mariglen Topuzin, të cilët i morëm në makinë. Gjatë rrugës, Laerti kërkonte vend ku do të hidhte trupin, ndërsa Bledari kishte chat dhe email. Pamë një rezervuar. Rrugës bënin edhe shaka, Marigleni i tha Laertit: ‘O lala, ma le ta bëj unë, të mësoj dorën’", tha Tafani.

artan tafani

Sondazh

Poll