Aktualitet

51-vjeçari plagoset gjatë punës në uzinën e ferrokromit në Bradashesh, dërgohet në spitalin eTraumës me dëmtime të rënda

Ngjarja ka ndodhur gjatë turnit të parë të punës, kur Mecja është goditur nga një pllakë metalike me peshë disa qindra kilogramë, e cila i ka rënë mbi trup.

4 Qershor 2025, 14:14 Nga N.F
51-vjeçari plagoset gjatë punës në uzinën e
Foto

BRADASHESH- Një incident është regjistruar ditën e sotme në fshatin Bradashesh. Raportohet se një 51-vjeçar është plagosur gjatë punës në uzinën e ferrokromit. I plagosuri është identifikuar si Rudin Mecja. Ngjarja ka ndodhur gjatë turnit të parë të punës, kur Mecja është goditur nga një pllakë metalike me peshë disa qindra kilogramë, e cila i ka rënë mbi trup.

Ai ka pësuar një dëmtim të rëndë. Për shkak të gjendjes së tij kritike, Mecja është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë të specializuar. Autoritetet  janë duke kryer hetime për të zbardhur të plotë rrethanat e këtij incidenti.

51-vjeçari plagoset gjatë punës në uzinën e ferrokromit

Sondazh

Poll