4 Qershor 2025, 12:58
Nga r.ll
artan tafani
TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani vijon me dëshminë në Gjykatën e Posaçme ku po zhvillohet seanca në ngarkim të bandës së Laert Haxhiut. Tafani ka treguar se me Haxhiun komunikonte me "chat-email", i cili sipas tij ishte një sistem i transkiptuar dhe përdorej vetëm për punët e tyre. Gjithashtu ka rrëfyer se takimin e parë me Laertin e ka pasur në Dajt.
“Folëm gjithmonë në chat-email, një sistem i enkriptuar që ma dha vetë Laerti. E përdornim vetëm për punë, dhe e mbushnim çdo muaj në ‘Bllok’, 600 euro kushtonte. Më morën në një restorant në Dajt, dhe pastaj qëndruam në një suitë. M’u duk e çuditshme që më kishin marrë me vete, sidomos kur pashë që aty ishte vetë Laert Haxhiu. Ai më tha se kishin një punë dhe do më ndihmonte me ndonjë ‘mall’. E kuptova që bëhej fjalë për transport të paligjshëm, më shumë se çdo gjë tjetër.", u shpreh Tafani.
Ky i fundit ka rrëfyer më tej se kishte vendosur një sasi prej 100 gramësh tritol në derën e një banese në katin e parë të një pallati, sipas udhëzimeve të Laert Haxhiut. Tritoli ishte vendosur në Lushnje si formë presioni ndaj një personi që nuk kishte shlyer borxhin për mallin e marrë nga grupi
“Në një nga takimet, më thanë të vendosja tritol në Lushnjë. Arsyeja ishte se i kishin dhënë mall dikujt dhe ai nuk kishte dhënë lekët. Donin t’ia bënin si presion. I thashë ‘dakord’, ç’t’i thosha… që nga dita e parë kisha ndjesinë e presionit, nuk e di si ta shpjegoj. Vendosa 100 gram tritol. Mu duk si një provë për të parë nëse do e bëja dot punën. E ndeza fitilin dhe u largova në këmbë,”- tha Tafani.
Detyra e radhës me të cilën ishte ngarkuar nga grupi kishte të bënte me vrasje me pagesë, ku ka treguar se do ta kryente bashkë më një tjetër dhe do të paguhenin nga 25 mijë euro secili.
“Në një tjetër udhëtim, shkuam në Pogradec, unë, Laerti dhe Ligori. Në një moment, Laerti më thirri jashtë dhe më pyeti çfarë dija të bëja. I thashë që isha marrë me mall dhe njëherë kisha bërë vjedhje me dhunë, por nuk besoja se më donte për vrasje, ai vetë i bënte këto gjëra, thosha. Më thanë do bësh një punë për një njeri tonin në Tepelenë. Më përmendën vetëm më pas emrin e Çajup Selimit. U shtanga atë natë. I thashë: ‘Po ju e dini’… U ndjeva i bllokuar, të gjithë i rrinin pinc Laertit,”- përfundoi Tafani.
artan tafani
Aktualitet
4 Qershor 2025, 12:44
N.F
Edmond Papa
TIRANË- Prokuroria e Tiranës kërkoi nga Gjykata e Tiranës dënimin e tij me 30 vite burg Për Andrew Bode ...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 12:44
r.,l
prokuroria
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 9 mijë katror tokë në Fushë Prezë, pasi u përvetësua n...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 12:41
r.ll
burgu i gjilanit
DANIMARKË- Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në burgun në Gjilan në pjesën...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 12:15
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e nesërme pritet të zhvillohen votimet për zgjedhjen e Presidentit të ri të Urdhrit të...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 12:18
N.F
Projektet
TIRANË- Ka nisur këtë të mërkurë prezantimi i projekteve për vilat qeveritare të Vlorës dhe Velipoj&...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 11:54
N.F
Droga
FINLANDË- Prokuroria e Posaçme ditën e djeshme ka njoftuar në lidhje me një operacion antidrogë të zhvillua...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 12:00
r.ll
haxhiu, tafani
TIRANË- Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca në ngarkim të bandës së Laer...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 11:30
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, AGSH përmes një postimi në "Facebook" ka njoft...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 11:09
N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Me çeljen e sezonit turistik në Shëngjin ka nisur edhe aksioni për lirimin e hapësirave publike...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 11:05
r.ll
magazina
TIRANË- Dy personat e shpallur në kërkim nga policia për stampimin me logo false të veshjeve të kontrabanduara jan&e...