Aktualitet

“Më shau nga nëna, nuk kisha si qëllim ta vrisja”/ Zbardhet dëshmia e Noel Dishit që ekzekutoi Vilson Tafçiun në Asti

24 Janar 2020, 08:55 Nga DOSJA
“Më shau nga nëna, nuk kisha si qëllim ta vrisja”/

Tiranë- Zbardhet dëshmia e Noel Dishit, i cili vrau me armë zjarri pak ditë më parë Vilson Tafçiun në zonën e Astirit në Tiranë. Në dëshminë e tij para uniformave blu, i riu ka deklaruar se nuk kishte si qëllim të vriste shokun e tij, por qëlloi në drejtim të 28-vjeçarit pasi ky i fundit e kishte sharë nga nëna.

Me Vilsonin ishim shokë prej vitesh. Para 2 javësh u ktheva nga Franca, pasi deportuan Vilsonin. Në Francë kemi qëndruar dhe kemi punuar bashkë, por që atje kemi pasur konflikte. Te hënën shkova  për ta takuar. Nuk kam pasur si qëllim ta vras, doja të sqaroheshim.  Unë levizja gjithmonë me armë me vete. Kur e takova ai më shau nga nëna. U ndjeva shumë i ofendur për shkak të marrëdhënies që kishim pasur. Unë e kam marrë në shtëpi nuk duhet ta thoshte këtë gje. U nervozova dhe e qëllova. Pas krimit jam larguar dhe kam qëndruar në një hotel në Kavaje. Jam shumë i penduar për krimin e kryer”, ka dëshmuar i riu.

I riu u vetëdorëzua në Polici, një ditë më parë pas negociatave me të atin. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se gruaja që i kishte rrëmbyer zemrën Tafçiut, ende e paidentifikuar, mund të jetë një prej konflikteve që ka pasur viktima me autorin e arrestuar, Noel Dishin.

Vilson Tafçiu Noka u ekzekutua me tre plumba në gjoks, mbrëmjen e të hënës në zonën e Astirit në Tiranë. 28-vjeçari ishte ulur në një lokal në këtë zonë me dy vajza në momentin që u thirr nga jashtë nga miku i tij Noel Dishi dhe më pas u qëllua për vdekje në një rrugicë pas lokalit.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dëshmia e noel dishit ekzekutohet vilson tafciu krim i rende ne tirane dëshmia e noel dishit ekzekutohet vilson tafciu krim i rende ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Janar 2020, 19:59

BLEGJIKË– Një 62-vjeçar belg, së bashku me 4 persona të tjerë, janë të paraqitur para Gjykatës me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore dhe shfry...