Aktualitet

Vrau një person në Francë dhe u strehua në Shqipëri/ Arrestohet në Tiranë 27-vjeçari i shumëkërkuar (EMRI)

24 Janar 2020, 08:18 Nga DOSJA
Vrau një person në Francë dhe u strehua në Shqipëri/

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar 27-vjeçarin shqiptaro-francez Tedi Qirjako pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Sipas policisë, Gjykata e Nantes në vitin 2019 ka caktuar ndaj tij  masën e sigurisë ”arrest në burg”  për veprat penale “vrasje”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “armëmbajtje pa leje”, për të cilat rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm. 27-vjeçari pasi vrau një person në Francë, u strehua në Shqipëri. Ai pritet të ekstradohet drejt shtetit francez.

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Barrikada”, për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni nga Sektori i Hetimit të Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana. Kapet një shtetas francez , i shumëkërkuar për vrasje në Francë. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vazhdon puna e pandërprerë për kapjen e personave në kërkim për krime të rënda ndaj jetës. Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Interpol Tiranën, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Barrikada”, në kuadër të të cilit, në Rrugën e Barrikadave, në një banesë të marrë me qira, u bë e mundur kapja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

T. Q., 27 vjeç, lindur dhe banues në Nantes, Francë, pasi Gjykata e Nantes, Francë, më datë 23.10.2019, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Maksimumi i dënimit ”Burgim i përjetshëm”. Ky shtetas, dyshohet se në Nantes, Francë ka vrarë me pistoletë një shtetas dhe më pas është larguar në drejtim të Shqipërisë, ku ka hyrë me dokumentacion të rregullt para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar. Materialet e arrestimit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Francës, do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet francezi në tiranë kapet i shumerkerkuari francez tedi qirjako arrestohet francezi në tiranë kapet i shumerkerkuari francez tedi qirjako

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Janar 2020, 19:59

BLEGJIKË– Një 62-vjeçar belg, së bashku me 4 persona të tjerë, janë të paraqitur para Gjykatës me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore dhe shfry...