Aktualitet

‘Hëngri’ mollën e ndaluar/ Në lidhje me një grua të martuar…ja dyshimet pse u vra i riu dibran tek Astiri, të dy djemtë e donin…xhelozia solli vrasjen

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se gruaja që i kishte rrëmbyer zemrën Tafçiut, ende e paidentifikuar, mund të jetë një prej konflikteve që ka pasur viktima me autorin e arrestuar, Noel Dishi.
Featured image of article: ‘Hëngri’ mollën e ndaluar/ Në lidhje me një grua të martuar…ja dyshimet pse u vra i riu dibran tek Astiri, të dy djemtë e donin…xhelozia solli vrasjen Vilson Tafçiu
Përditësuar:

TIRANË– Vilson Tafçiu Noka, 28-vjeçari që u vra mbrëmjen e të hënës me armë zjarri në zonën e Astirit kishte një histori dashurie me një grua të martuar. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se gruaja që i kishte rrëmbyer zemrën Tafçiut, ende e paidentifikuar, mund të jetë një prej konflikteve që ka pasur viktima me autorin e arrestuar, Noel Dishi.

Rrjedhimisht, njjë nga pistat ku po hetohet është ajo e xhelozisë, por që ende nuk dihen detaje se si molla e ndaluar e viktimës mund të ketë futur në sherr dy miqtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vilson Tafçiu Noka u ekzekutua me tre plumba në gjoks, mbrëmjen e të hënës në zonën e Astirit në Tiranë. 28-vjeçari ishte ulur në një lokal në këtë zonë me dy vajza në momentin që u thirr nga jashtë nga miku i tij Noel Dishi dhe më pas u qëllua për vdekje në një rrugicë pas lokalit. Dy të rinjtë dyshohet se kishin pasur konflikte për pazaret e drogës në Francë, në të cilat rezutonin të përfshirë.

Sot, pas negociatave me familjarët e Noel Dishës, ky i fundit është vetëdorëzuar në polici,  ku është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment