Aktualitet

Vdekjet e parakohshme nga droga në Shqipëri, më të larta te njerëzit mbi 50 vjeç

24 Janar 2020, 06:41 Nga DOSJA
Vdekjet e parakohshme nga droga në Shqipëri, më të larta te

Shqipëri- Shqipëria renditet e treta në botë për përdorim të  lartë të kokainës, ku sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, 2.5% e shqiptarëve e kishin provuar të paktën një herë në jetën e tyre, pas Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve. Shqipëria, e treta në botë për përdorimin e kokainës, sipas Raportit Botëror të Drogave

Por, ndërsa tendenca është që preh e varësisë dhe përdorues më të shpeshtë të jenë moshat e reja, në Shqipëri pasojat kanë qenë më fatale për grupmoshën 50-69 vjeç. Sipas të dhënave të portalit Out World in Data, grupmosha 50-69 vjeç kanë përqindjen më të lartë të vdekjeve të parakohshme nga përdorimi i drogave të jashtëligjshme, me 46.6% të totalit të tyre. Kurse vdekjet e parakohshme në moshën 15-49 vjeç zinin vetëm 17.37%.  Në ndryshim, të dhënat botërore (mesatarja e të gjitha shteteve) tregojnë se vdekjet e parakohshme të moshës 15-49 vjeç ishin 41.99% e totalit, ndërsa në grupmoshën 50-69 vjeç, vdekjet e parakohshme ishin 38%. Në total, në vitin 2017 numri i vdekjeve të parakohshme nga përdorimi i drogave ishte 142. Our World in Data raporton se përdorimi i paligjshëm i drogës është përgjegjës për mbi 585,000 vdekje të parakohshme çdo vit në botë.

Ky është një vlerësim i numrit të njerëzve që vdiqën më herët për shkak të përdorimit të drogave të paligjshme gjatë jetës së tyre. Kjo është një matje e ndryshme nga vlerësimet më poshtë të cilat përqendrohen në numrin e vdekjeve të shkaktuara drejtpërdrejt nga përdorimi i paligjshëm i drogës. Vdekjet e parakohshme nga përdorimi i paligjshëm i drogës si një faktor rreziku përfshijnë një gamë të gjerë shkaqesh të vdekjes. Të dhënat nga IHME (Institute for Health Metrics and Evaluation) dhe të publikuara nga portali Our World in Data treguan se norma e vdekjeve nga përdorimi i drogave në Shqipëri shënoi rritje në 2017-n. Pas disa vitesh që ky tregues ishte në rënie të vazhdueshme, arriti përsëri në nivelin e para 10 viteve (shiko grafikun). Në 2017, përllogaritet se norma e vdekjeve për 100,000 banorë ishte 0.69, po aq sa në 2008-n.

Në 2017-n, në të gjithë Shqipërinë numri i personave që merrnin trajtim për varësinë nga drogat ishte 800, prej të cilëve 719 marrin trajtim për varësinë nga heroina, sipas të dhënave nga Aksion Plus. Ndërsa drejtuesit e OJF-së treguan se trendi i përdoruesve ishte në rritje.

Marrë nga Monitor

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vdekjet e parakohshme nga droga vdekjet në shqiperi vdekjet e parakohshme nga droga vdekjet në shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Janar 2020, 19:59

BLEGJIKË– Një 62-vjeçar belg, së bashku me 4 persona të tjerë, janë të paraqitur para Gjykatës me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore dhe shfry...