Aktualitet

Padia ndaj Haradinajt/ Baton Haxhiu kundër Ramës: Një gabim i kryeministrit shqiptar

24 Janar 2020, 06:14 Nga DOSJA
Padia ndaj Haradinajt/ Baton Haxhiu kundër Ramës: Një gabim i

Tiranë- Baton Haxhiu ka komentuar së fundmi padinë për shpifje që kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajt. Haxhiu në emisionin “Open” në Top Channel e ka quajur këtë padi një gabim të kryeministrit Edi Rama.

“Unë kam qenë kundër padisë që kryeministri Rama i ka bërë Haradinajt. Kam qenë kundër padisë. Në qoftë se do ishte në aspektin civil, po mund të bëhej padia por jo që një kryeministër të padisë një kryeministër tjetër.  Po unë mendoj se ky ishte një gabim i zotit Rama. Jam kundër që një kryeministër të padisë një kryeministër- tha Haxhiu.

Pak javë më parë Edi Rama paditi homologun e tij në largim në Kosovë, Ramush Haradinajn, për shpifje. Në padinë prej 30 faqesh, kryeministri Edi Rama pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh. Menjëherë pas padisë erdhi edhe reagimi i Haradinajt, i cili u shpreh se do t’i përgjigjet Ramës sipas ligjit.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet baton haxhiu edi rama rama padit haradinajn ramush haradinaj baton haxhiu edi rama rama padit haradinajn ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Janar 2020, 19:59

BLEGJIKË– Një 62-vjeçar belg, së bashku me 4 persona të tjerë, janë të paraqitur para Gjykatës me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore dhe shfry...