Aktualitet

“S’do shkojmë me batanije në Teatër”, Veliaj i vendosur për shembjen e godinës: Tirana e meriton (VD)

23 Janar 2020, 18:24 Nga DOSJA
“S’do shkojmë me batanije në Teatër”, Veliaj i

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur se nuk do të tërhiqet ga plani për të shembur godinën e vjetër të Teatri Kombëtar dhe për të ndërtuar një të ri. Në një prononcim, teksa çelte konkursin ndërkombëtar për një tjetër godinë në Bulevardin e Ri, Veliaj u shpreh se Tirana e meriton të mos shkojë në teatër me batanije.

Sapo të ketë shkuar në Parlament kontrata e re, të jepet leja për teatrin e ri dhe në do të kemi teatrin më të bukur në rajon. E mertion Tirana që të mos shkojë në teatër me batanije. Ata që po lodhen aty, për mua rrini sa të doni, por do të njoftohen që do të fillojë ndërtimi i teatrit të ri,”– tha kryebashkiaku.

Ndërkohë Europa Nostra i ka dërguar një letër kryeminstrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ku i kërkon që të heqin dorë nga idea e prishjes së Teatrit Kombëtar. Në këtë letër Europa Nostra shprehet se godina e Teatrit Kombëtar është një objekt me rëndësi të madhe kulturore dhe arkitekturore. Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Pak javë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Basha ka nënshkruar me artistët një marrëveshje ku theksohet se Teatri Kombëtar do të shpallet monument kulture. Nga ana tjetër Rama dhe Veliaj shfaqen të vendosur se kjo godinë do të shembet.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj ngujimi te teatri kombëtar erion veliaj ngujimi te teatri kombëtar

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Janar 2020, 16:10

TIRANË– Noel Dishi, ekzekutori i Vilson Tafçiut që u vetëdorëzua sot në Policinë e Shtetit, mabnte edhe dy identitete të tjerë. Dosja.al mëson se Di...