Politike

S’dogji mandatin/ Koka: Jam pjesë e Partisë, përfaqësoj veten. LSI: E kemi përjashtuar!

13 Mars 2019, 11:52 Nga DOSJA
S’dogji mandatin/ Koka: Jam pjesë e Partisë,

TIRANË- Deputeti i përjashtuar nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka, i ka kthyer përgjigjie për herë të parë, kryetares së LSI, Monika Kryemadhi pas deklaratës së saj se deputetët që nuk pranojnë të japin mandatet rrezikojnë të përfundojnë në kazanin e plehrave si në Ukrainë. I pyetur sot nga gazetarët, Koka tha jashtë Kuvendit se deputetët nuk duhet t’ju binden kryetarëve të Partive.

“Kush deputet do të përfundojë në kazan të plehrave le ta provojë. LSI-në, opozitën nuk i mbajnë peng as inceneratorët, as tenderat, as Vettingu dhe asgjë tjetër”-është shprehur Kryemadhi.

Ndërkohë që Koka tha sot se Kodi Zgjedhor duhet të rishihet. 

Deputetët nuk duhet t’i bindet kryetarëve të partisë për tu emëruar apo për tu shkarkuar parlamenti do të humbte funksionit. Sot ajo që është e thënë nga të gjithë forcat politike. Të gjithë në emër të popullit kanë marrë një vendim. Vazhdoj të jem pjesë e LSI-së. Ne propozohemi nga një forcë politike por përfaqësjmë veten. Ajo që është për të thënë është riparja e kodit zgjedhor. Sot jemi kthyer në qesharakë për shkak të këtij kodi. Nëse deputetët i binden kryetarëve të partisë, ky parlament kumb rëndësinë e tij. Cdo vendim i drejtë do ketë mbështetjen time.

Më tej, Koka ka mohuar përjashtimin e tij nga Partia. Ai thotë se ka marrëdhënie shumë të mira me drejtuesit e LSI. Koka gjithashtu iu ka dhënë fund zërave që e lidhin me një kandidim të tij në Bashkinë Durrës. 

“Vazhdoj të jem pjesë e LSI-së. Kam marrëdhënie shumë të mirë me drejtuesit e LSI. Do të votoja ndryshimet në kodin zgjedhor. Bashkia e Durrësit nuk është më ambicia ime”, tha Koka.

Pak minuta pas deklaratës së Kokës, LSI ka shpërndarë një vendim të datës 22 shkurt ku thuhet se të gjithë kandidatët e e regjstruar në listën shumëemërore të Partisë së tyre për zgjedhjet e vitit 2017, që do të pranojnë mandatin do të përjashtohen nga partia. 

Lefter Koka ishte një nga 3 deputetët e opozitës që nuk pranoi të digjte mandatin. Bashkë me Myslim Murrizin dhe Rudina Hajdarin ata thanë se mandati është i qytetarëve dhe jo i partive. (Lexo ketu)

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites lefter koka monika kryemadhi djegia e mandateve te opozites lefter koka monika kryemadhi

Sondazh

Poll