Politike

"Shkeljet janë flagrante!" Berisha: Kurrë ne nuk do të ftonim diasporën të votonin me një postë që kalon nga Posta Shqiptare

Berisha shtoi se votimi i diasporës nuk ishte proces, por ishte një gjë që u bë në zyrat e partisë, nga njerëz të partisë. 

29 Maj 2025, 14:01 Nga M.B
"Shkeljet janë flagrante!" Berisha: Kurrë ne nuk do të
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se shekljet e bëra në zgjedhje janë flagrante. Ai tha se kurrë ne nuk do të ftonin diasporën të votonin me një postë që kalon nga Posta Shqiptare. Berisha shtoi se votimi i diasporës nuk ishte proces, por ishte një gjë që u bë në zyrat e partisë, nga njerëz të partisë. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Janë dy gjëra të ndryshme. Së pari ju e shikoni njeriun e Taulant Ballës, jo me një votues por me punonjës të DHL-së. Ju e patë personin, edhe në takim me Taulant Ballën edhe në foto dhe kjo dëshmon qartë për duart e zeza të Partisë së krimit brenda DHL-së. Këtu jemi brenda DHL-së, punonjës, jemi brenda.

Tani, cila pikë e kontratës është shkelur, është shkelur pika kryesore e kontratës; nuk mund të kishte subkontraktor. Dhe subkontraktimi u shkel pikërisht për tu nënkontratuar kompanitë që punuan ngushtë me PS-në, përfshirë Postën Shqiptare që shtriu duart në këtë proces. Pra shkeljet janë flagrante. Ka shumë shkelje të tjera. Ky që e shihni ju me këto, i fut në një zyrë tjetër dhe i mbush vetë.

Shihe. Kështu që kjo tregon se nuk ishte proces, por ishte një gjë që u bë në zyrat e partisë, nga njerëz të partisë. Të paguar janë, një pjesë janë të paguar. Kanë marrë pjesë dhe ish-zyrtarë dhe zyrtarë të ambasadave. Asnjë nga këto të mos ishte, mjafton implikimi i postës shqiptare dhe ikën ai proces. Kurrë ne nuk do të ftonim të votonim me një postë që kalon nga Posta Shqiptare. Ajo dihet se kush kalon në postën shqiptare.

 

sali berisha

Sondazh

Poll