Politike

"Seancë ndër më të turpshmet"/ Berisha mbarimit të seancës: Kësaj i thonë kur parlamenti shndërrohet në bodrum të mafias

Kryedemokrati kritikoi ashpër sjelljen e shumicës parlamentare, duke e cilësuar atë si një "bodrum të mafies".

29 Maj 2025, 12:26 Nga E. D
"Seancë ndër më të turpshmet"/ Berisha mbarimit
Sali Berisha

TIRANË- Pas përfundimit të seancës në Kuvend, Kreu i PD-së Sali Berisha, foli sërish për gazetarët. Kryedemokrati kritikoi ashpër sjelljen e shumicës parlamentare, duke e cilësuar atë si një "bodrum të mafies". Berisha theksoi se pas një "farse elektorale të paprecedent", shumica parlamentare ka ikur pa u dhënë mundësi opozitës për të paraqitur faktet dhe argumentet për zhvillimet e datës 11 maj. Ndër të tjera Berisha u shpreh se ishte më e ndershme që të vinin në Kuvend "bosët e karteleve", pasi ata janë më të sinqertë në krahasim me shërbëtorët e tyre në politikë.

"Kjo ndodh kur parlamenti shndërrohet në një bodrum të mafies. Parlamenti nuk respekton asnjë rregull as të rregullores, as Kushtetutën, as ligjet. Parlamenti përdoret si një dyqan privat i partisë së krimit dhe kjo ishte një seance nga më të turpshmet ku pas një farse elektorale të paprecedent, në vend që qytetarët të dëgjonin të gjithë faktet, argumentet e opozitës për atë çfarë ndodhi më 11 Maj, këta ia mbathin brenda disa minutash.

Ja shiheni, ikin, ikin. Dhe ua thashë edhe në parlament, ishte shumë më e drejtë që në parlament të vijnë bosët e karteleve se sa këta. Se ata janë të vërtetë, kurse këta janë thjesht shërbëtorë ët tyre. Megjithatë, ajo që duhet të garantoj shqiptarët, vendosmërinë e palëkundur të opozitës të mbrojë kauzën e drejtë të tyre për votën e lirë," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll