Politike

"Do kemi disa seanca intensive deri në fillim të korrikut!" Peleshi në seancë plenare: Jemi në Parlament, jo në cirk!

Ai shtoi se grupi i PS është dakord të rifillojnë punimet pas fushatës dhe se deri në korrik do të ketë edhe 5 ose 6 seanca të tjera intensive.

29 Maj 2025, 12:24 Nga M.B
"Do kemi disa seanca intensive deri në fillim të korrikut!"
Niko Peleshi

TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Niko Peleshi ka mbajtur fjalën e tij në seancëne sotme plenare ku nuk kanë munguar tensionet mes palëve. Peleshi u shpreh se aty janë jemi në parlament dhe jo në cirk. Ai shtoi se grupi i PS është dakord të rifillojnë punimet pas fushatës dhe se deri në korrik do të ketë edhe 5 ose 6 seanca të tjera intensive.

“Jemi si grup parlamentar dakord që të rifillojmë punën pas një fushate të suksesshme për të gjithë, vendin dhe shqiptarët. Jemi në parlament jo në cirk këtu! Natyrisht që kemi plot arsye që të kërkojmë diskutime jashtë rendit të ditës sepse kemi shumë arsye. Do kemi disa seanca intensive deri në fillim të korrikut”, tha Peleshi.

 

kuvend

Sondazh

Poll